“Interesat gjeostrategjike imponojnë zgjidhjen e kontestit të emrit”

Bisedimet për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kanë hyrën në fazën finale, edhe pse ende mbetet e paqartë se cila mund të jetë zgjidhja për këtë problem mbi 27-vjeçar, apo nëse i gjithë procesi mund të dështojë ashtu siç kanë dështuar edhe bisedimet e deritashme që janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.
Deri tani janë zhvilluar disa takimet të nivelit të larta mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe shefave të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, dhe përveç konfirmimit të vijave të kuqe, detaje tjera nuk janë dhënë ndërkohë që procesit pritet t’i japin shtytje edhe përfaqësues të shteteve me ndikim ndërkombëtar.
Pas takimeve të veçanta të dy kryeministrave me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila i inkurajoi për arritjen e zgjidhjes, të dielën në Shkup pritet të arrijë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, si dhe euro-parlamentarët, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se perëndimi si asnjëherë më parë është i interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, jo vetëm për shkak të zhbllokimit të procesit euro-integrues të Maqedonisë, por edhe për shkak të politikave gjeo-strategjike në rajon të BE-së dhe SHBA-së.
“Në planin ndërkombëtar mendoj se strategjia e NATO-s dhe e SHBA-së, që janë partnerët tanë strategjikë, qëndron në atë se duan të mbyllin konceptin e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë rast, Maqedonia shihet si kyçe. Pra, duan të mbyllin problemin rreth integrimit tonë në NATO, por edhe procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe Malit të Zi”.
“Në këtë kontekst, vlerësoj se përputhen interesat e lojtarëve apo strategëve më të mëdhenj në rajon me interesat tona, pra për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rajon. Këtë gjithsesi se e ndihmon edhe ndryshimi që u bë në qeverisjen e vendit, pasi tani SHBA-ja dhe aleatët kanë një partner më të fuqishëm që së bashku me përmirësimin e raporteve me Bullgarinë do të ndihmojnë në raportet mes lindjes dhe perëndimit, apo dobësimit të ndikimit rus në rajon”, thotë Lubomir Fërçkovski, ish-ministër i Punëve të Jashtme.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se palët vazhdojnë bisedimet pavarësisht se në opinion krijohet përshtypja për ngecjen e procesit, por në gjithë këtë procesi ai si vendimtar sheh rolin e diplomacisë perëndimore.
“Si duket kjo lëvizje diplomatike paraqet inkurajimin e fundit për palët për arsye se sensi i gjithë këtij presioni është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe natyrisht se e gjithë kjo duhet të bëhet para korrikut, pasi samiti i NATO-s është më 7 korrik dhe këtu mund të ndodhë anëtarësimi. Si duket në këtë fazë edhe diplomacia e madhe kërkon të ketë rolin dhe suksesin e vet në këtë kontest”, vlerëson Demiri.
I pyetur nëse pala greke mund të taktizojë dhe në momentet e fundit të heqë dorë nga zgjidhja, duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të saj, Demiri thotë se Athina mund të taktizojë me disa kërkesa, mirëpo jo edhe të heqë dorë nga i gjithë procesi. Sipas tij, Greqia nuk ka se çfarë të humbë, ndërsa i mazhi i saj nuk është edhe aq favorizues në skenën ndërkombëtare duke marrë parasysh kontestet edhe me vende tjera, si Turqinë, por edhe Shqipërinë si dhe problemet financiare me BE-në.
“Detyrimisht, ajo duhet që në këtë fazë ndaj Maqedonisë të mos zmbrapset, të mos jetë këmbëngulëse. Ka disa zmbrapsje taktike, disa kërkesa që janë në shërbim të negociatave, pra nuk janë kërkesa që mund ta pengojnë procesin”, thekson Demiri.
Ndryshe, nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit, në Maqedoni pritet të arrijë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në vizitën e parë të një lideri grek, që zbret në Aeroportin e Shkupit pas vendimit të Qeverisë për ndërrimin e emrit “Aleksandri i Madh”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri