LAJMI I FUNDIT:

Intel do të investojë 100 miliardë dollarë për ndërtimin e “kompleksit më të madh në botë” për prodhimin e çipave në Ohio

Intel do të investojë 100 miliardë dollarë për ndërtimin e “kompleksit më të madh në botë” për prodhimin e çipave në Ohio

Intel ka thënë se do të investojë deri në 100 miliardë dollarë për të ndërtuar kompleksin potencialisht më të madh në botë të prodhimit të çipave në Ohio.

Me këtë, kompania është duke kërkuar të rrisë kapacitetin pasi mungesa globale e tyre po prek gjithçka, nga telefonat inteligjentë te makinat, përcjell Telegrafi.

Ky veprim është pjesë e strategjisë së Shefit Ekzekutiv, Pat Gelsinger, për të rikthyer dominimin e Intel në prodhimin e çipave dhe për të reduktuar mbështetjen e Amerikës në qendrat prodhuese aziatike, të cilat kanë një kontroll të ngushtë në treg.


Një investim fillestar prej 20 miliardë dollarësh – më i madhi në historinë e Ohajos – në një zonë prej 1000 hektarësh në New Albany do të krijojë 3,000 vende pune, tha Gelsinger.

Kjo mund të rritet në 100 miliardë dollarë me tetë fabrika totale dhe do të ishte investimi më i madh i regjistruar në Ohajo.

I quajtur zemra e silikonit, ai mund të bëhet “lokacioni më i madh i prodhimit të çipave në planet”, tha ai.

Ndërsa prodhuesit e çipave po përpiqen të rrisin prodhimin, planet e Intel për fabrika të reja nuk do të lehtësojnë krizën aktuale të furnizimit, sepse komplekse të tilla kërkojnë vite për t’u ndërtuar.

Kështu Gelsinger përsëriti të premten se ai priste që mungesa e çipave të vazhdonte deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori