Në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë po duket qartë, gjithmonë e më tepër, se me rëndësi vendimtare është një çështje për të cilën për fat të keq nuk ka patur dhe nuk ka asnjë projekt të mirëfilltë qeveritar, pavarësisht se cila palë është në pushtet. Fjalën e kam për integrimin mendor evropian të shqiptarëve. Shqipëria do të mbetet jashtë dyerve të Bashkimit Evropian sa kohë nuk është bërë integrimi mendor evropian i shqiptarëve, ose së paku sa kohë që ky proces nuk është vënë në rrugë të mbarë. Brukseli nuk na e thotë këtë gjë, por kjo nënkuptohet në çdo fjalë që na thonë të dërguarit e BE-së. Të gjitha problemet tona që ata i evidentojnë në raportet e tyre dhe që pengojnë përparimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë reflektojnë mungesën e integrimit mendor evropian të shqiptarëve.
Edhe kur të hapen bisedimet aq shumë të pritura për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat siç dihet kanë shumë kapituj, që gjenden në shumë dosje që do të hapen mbi tryezën e negociatave, ky proces nuk do të mbyllet me sukses nëse BE nuk bindet se vendi ynënuk ka bërë hapa seriozë përpara për integrimin mendor evropian të shqiptarëve. Megjithëse zyrtarisht nuk ka një kapitull të tillë në bisedimet, ai do të ekzistojë faktikisht.
Qeveritarët tanë të gjithë palëve politike duket se nuk e marrin seriozisht atë që thonë evropianët se BE para se të jetë një bashkim ekonomik, politik, është një bashkim mendor, i individëve që ndajnë një mendësi të përbashkët evropiane të formuar historikisht. Kjo mendësi kolektive është formuar duke ecur mbi dy shina. Nga njëra anë mbi bazën e arritjeve të shkencave humane evropiane në shekuj, të filozofisë, sociologjisë, antropologjisë, politologjisë, psikologjisë etj. Kështu u formua ai që mund të quhet Mendimi Evropian dhe që përbën bazën e asaj që mund ta quajmë kulturë e përbashkët evropiane.
Në anën tjetër, në vendet e ndryshme evropiane kanë qenë disa breza publicistësh, njohës të mirë të këtyre që bënë një punë divulgative për t’ i përhapur këto ide të vështira në shtresat më të gjera të popullsisë nëpërmjet shtypit. Kjo lloj publicistike u bë pjesë e lëndëve të ndryshme shkollore duke ndikuar shumë për përhapjen e këtij modeli.
Procesi i integrimit të Evropës si një bashkim shtetesh u bë i mundur sepse qytetarët e këtyre shteteve kishin marrë një formim të përbashkët, të ngjashëm për një kohë të gjatë, mbi bazat e kësaj kulture të përbashkët evropiane. Qeveritë e këtyre vendeve kishin investuar me kohë për këtë gjë në arsim, botime, media etj. Natyrisht që qytetari evropian nuk u bë filozof, sociolog, apo politolog, por mori bazat e përgjithshme të Mendimit Evropian, si një bërthamë e krijuar nga shkencat humane evropiane.
Si paraqitet kjo çështje në Shqipëri?
Për fat të keq më duhet të them se më tepër është bërë për këtë proces nga qeveritë e viteve 1920-‘30 të shekullit të kaluar se nga qeveritë e pas vitit 1990. Në kohën e Mbretit Zog, në Shqipëri nuk lejohej pluralizmi politik, por ky monark me mençuri lejoi dhe mbështeti pluralizmin mendor në drejtim të kulturës evropiane dhe mendimit evropian. Në shtypin shqiptar të kohës së Zogut, në gazetat dhe revistat e shumta lexuesi i kohës gjente të paraqitura në mënyrë divulgative gjithë filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, psikologjinë evropiane. Një plejadë publicistësh të asaj kohe me njohuri të thella të kulturës evropiane, të Mendimit Evropian, bënë një epokë të Mendimit Shqiptar me orientim evropian, të tillë që edhe sot pas rreth një shekulli shërben si shkollë e mendimit shqiptar. Këtë plejadë mendimtarësh, në analogji me termin etërit themelues që përdorin amerikanët për ata që shpallën pavarësinë e vendit të tyre, mund të quhen etërit integrues të Shqipërisë. Të tillë ishin, sa për të përmendur disa: Branko Merxhani, At Zef Valentini, Mehdi Frashëri, Vangjel Koça, Krist Maloki, Tajar Zavalani, Mithat Frashëri, At Anton Harapi, Dom Ndoc Markaj etj. Si trashëgimtari i tyre i drejtpërdrejtë sot mund të quhet Ismail Kadare dhe këtu fjalën e kam për Kadarenë si publicist.
Nga kujtimet e Petro Markos ne mësojmë se të gjithë këta publicistë financoheshin drejtpërdrejt nga qeveritë e kohës. Marko na tregon skena në zyrat qeveritare kur ai dhe Branko Merxhani shkonin për të marrë financimet që iu takonin me ligj. Vështirë se ndonjë qeveri shqiptare ka bërë një investim më të vlefshëm për kulturën shqiptare, për integrimin mendor evropian të shqiptarëve. Mund të kisha përmendur të tjerë emra që dëshmojnë për këtë politikë qeveritare të asaj kohe, por përmenda Petro Markon sepse ai ka qenë antizogist dhe me siguri që nuk do të thoshte diçka të tillë nëse nuk do të kishte ndodhur vërtet. Mund të kisha përmendur fjala vjen Zoi Xoxën, por antizogistët do të thoshin se ai ka gënjyer si zogist që kishte qenë.
Dhe, sa për efektivitetin e këtij investimi mjafton të shohim tirazhin e gazetave dhe revistave të asaj kohe ku shpalosej kjo shkollë e mendimit shqiptar dhe do të kuptojnë se për shkak të punës mjeshtërore divulgative këto ide patën një përhapje të gjerë dhe një vëmendje të madhe në shoqërinë shqiptare të kohës. Edhe sot e kësaj dite këto lloj botimesh të asaj kohe mbeten librat më të kërkuar te bukinistët, ndonëse shumica e tyre janë ribotuar.
Meqenëse ne nuk kemi sot një shkollë të tillë publicistike të aftë që të divulgojë mendimin evropian (shumica e atyre me diploma të huaja që shkruajnë në shtyp vështirë se e kuptojnë veten e tyre), atëherë është mirë që të përdorim këtë pasuri intelektuale kombëtare. Për këtë natyrisht që duhet një investim qeveritar që do të shkojë për llogari të procesit të integrimit evropian të vendit. Le t’i çojmë librat e Etërve Integrues sa më gjerësisht në duart e shqiptarëve dhe pastaj të përpiqemi që sipas shembullit të tyre të krijojmë një shkollë bashkëkohore të Mendimit Shqiptar me orientim evropian, sipas shembullit të tyre.
Vetëm kështu mund të futet në hullinë e duhur procesi i integrimit mendor evropian të shqiptarëve dhe sa kohë që nuk është vënë në rrugë të mbarë ky aspekt i procesit të integrimit, nuk do të ndodhë anëtarësimi i vendit në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje