Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet një pjese të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe klima jo e favorshme politike në rajon, e ka vështirësuar integrimin ekonomik të këtyre vendeve dhe njëkohësisht edhe rrugën e anëtarësimit në BE, thonë njohës të situatës.
Mekanizmat ndërkombëtarë e kanë parë bashkëpunimin rajonal si një domosdoshmëri, jo vetëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për mirëqenien e qytetarëve të vendeve të rajonit.
Bashkimi Evropian i ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perëndimor që të zhvillojnë projekte të përbashkëta, me standarde evropiane, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore por edhe doganore, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore, e njohur me shkurtesën CEFTA, ishte njëri nga projektet e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në fushën e tregtisë, por problemet ndërmjet vendeve të rajonit nisën që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Bashkëpunimi rajonal, sipas profesorit Gazmend Qorraj, ligjërues i lëndës ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian në Fakultetin Ekonomik, është i vështirë dhe mjaft kompleks.
“Konsideroj që Bashkimi Evropian është përkushtuar shumë për rajonin, është munduar qoftë në përfshirjen e tyre për bashkëpunim rajonal, qoftë në asistencë financiare, qoftë në programet e edukimit, por përvoja po tregon se është shumë i vështirë një bashkëpunim i tillë dhe efektet janë të vogla”.
“Kemi parë kohët e fundit reagimet e vendeve të rajonit, problemet politike në Maqedoni, reaksionet ekstreme nga Serbia dhe vendet e tjera. Po ashtu edhe vizita e fundit Federica Mogherini ishte një sinjal i qartë që bëri Bashkimit Evropian, se në Ballkanin Perëndimor gjërat kanë lëvizur në aspektin negativ”, tha Qorraj për Radion Evropa e Lirë.
Autoritetet në Prishtinë thonë se bashkëpunimi rajonal është synim kryesor i politikës së jashtme dhe rajonale të Kosovës, dhe ajo ka arritur që të përfshihet në nismat kryesore që ndihmojnë këtë bashkëpunim.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova është pjesë e iniciativave rajonale dhe anëtare e shumë mekanizmave rajonalë dhe se këtë nuk mund të pengon askush.
“Bashkëpunimi rajonal nuk është rrugë pa sfida sepse e dimë të gjithë të kaluarën, sidomos pengesat e vazhdueshme që bëhen nga Qeveria e Serbisë edhe përkundër dakordimeve që Kosova të mos pengohet në anëtarësim apo iniciativa të ndryshme rajonale. Por, megjithatë edhe përkundër këtyre përpjekjeve destructive, Kosovën nuk do të mund ta ndalë askush që të jetë anëtare e barabartë e organizatave dhe iniciativave rajonale”, thotë Muretezaj.
Murtezaj ka shtuar se synimi i Kosovës është që në fazën e ardhshme të marrë një seli të organizatave rajonale në Kosovë.
Bashkëpunimi rajonal thekson profesor Gazmend Qorraj, është kusht i Bashkimit Evropian dhe qëllimi është që të krijohet një bashkëpunim i vendeve të rajonit dhe mandej ato individualisht të bëhen pjesë e BE-së.
Megjithatë, sipas tij, si pasojë e problemeve politike, ekonomike që kanë shtet e Ballkanit Perëndimor, do të jetë e diskutueshme se si do të rrjedhë situata në raportin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Tani si temë kryesore është BREXIT, dhe nuk është me rëndësi të madhe Ballkani Perëndimor. Por, janë lëvizjet gjeostrategjike të Rusisë dhe të vendeve të tjera që kohë pas kohe e shtyjnë Bashkimin Evropian të mendojë për Ballkanin Perëndimor, pasi që i nevojitet një aleancë e tillë, i nevojitet që vendet e Ballkanin Perëndimor të jenë të ndërlidhur me perspektivën evropiane. Por, unë konsideroj se në aspektet e tjera nuk është ndonjë interes i madh i BE-së që ta ketë edhe Ballkanin Perëndimor, pasi që këto vende kanë probleme ekonomike, politike”, thekson profesor Qorraj.
Por integrimi rajonal, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve, duket të jetë shumë më larg për faktin e problemeve politike që vendet e Ballkanit kanë me njëra-tjetrën, thonë ekspertët.
Nisma për lehtësim të lëvizjes, të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ka patur në vitet e kaluara, dhe një prej tyre ishte edhe ajo e përmendur në njërin nga takimet e presidentëve të rajonit, për një mini-schengen në rajon.
Odat Ekonomike të vendeve të rajonit thonë se kanë vendosur një bashkëpunim të mirë ndërmjet vete por vështirësitë sipas tyre, mbeten tek vullneti politik për ta ngritur nivelin e bashkëpunimit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker