Instituti për Politika Zhvillimore, kundër tendencës së ZRRE-së për të dyfishuar çmimin e energjisë
Instituti për Politika Zhvillimore dhe Balkan Green Foundation, kundërshtojnë dokumentin “Vendosja e Obligimit të Shërbimit Publik për Siguri të Furnizimit”, nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke vlerësuar se kjo iniciativë është në kundërshtim me rolin kushtetues që ka ZRRE dhe në kundërshtim me ligjet vendore dhe evropiane dhe synon të legjitimojë kontratën shkatrrimtare për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
INDEP dhe BGF thotë se Zyra e Rregullatorit për Energji më 6 shkurt, ka vënë në diskutim publik dokumentin skandaloz “Vendosja e Obligimit të Shërbimit Publik për Siguri të Furnizimit”, dhe përmes tij, ZRRE synon që të shtyej përpara ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” duke vënë barrën financiare drejtpërdrejtë në shpinën e konsumatorëve.
“Në një akt të pashembullt, ZRRE ka vendosur të vë “taksë për siguri të furnizimit” e cila do të paguhet nga të gjithë furnitorët e licencuar tek Ndërmarrja e Re (NKEC). Këtë taksë, do ta paguajnë qytetarët e Kosovës përmes çmimeve të dyfishuara të energjisë elektrike. ZRRE nuk ka asnjë mandat për të gjetur modalitete për të akomoduar kontrata të dëmshme që Qeveria e Kosovës nënshkruan. Si një institucion që nuk i subordinohet Qeverisë së Kosovës, ZRRE ka në mandatin e saj ruajtjen e interesit publik përmes garantimit të funksionimit të një tregu të konkurrencës së lirë duke vënë bazat për një treg të integruar rajonal. Të gjitha këto shkelen nëse ZRRE vendosë të vëhet në shërbim të një kontrate skandaloze e në kundërshtim të plotë me frymën e pakos së tretë të legjislacionit evropian në fushën e energjisë. Siguria e furnizimit është e drejtë që nuk duhet taksuar qytetarëve të Kosovës.
Energjia elektrike është produkt bazë dhe ofrimi i saj për qytetarët nuk duhet kushtëzuar me taksë për të kompensuar profitin e një ndërmarrje sabotuese të tregut të lirë e të integruar të energjisë. Projektimi i sigurisë së furnizimit duke u bazuar në një kontratë izoluese për Kosovën nuk garanton asgjë tjetër pos çmime të papërballueshme dhe thellim të varfërisë energjetike për qytetarët e Kosovës. Siguria e furnizimit është dashur të garantohej me privatizimin e rrjetit të distribucionit. Në arsyetimin e privatizimit, Qeveria e Kosovës kishte përmendur dhjetra herë se privatizimi i rrjetit të distribucionit ishte i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së furnizimit.
Tani, me këtë dokument, ZRRE po shpallë se për siguri të furnizimit qytetarët duhet të paguajnë edhe njëherë nga xhepi i tyre miliarda euro. INDEP dhe BGF i bëjnë thirrje bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të mos e miratojnë këtë dokument dhe të heqin dorë nga përpjekjet për të implementuar kontratën izoluese për tregun e energjisë së Kosovës. Për më tepër, ne ftojmë Kuvendin e Kosovës, respektivisht Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të thërras një dëgjim të menjëhershëm për të diskutuar mbi këtë situatë. Ne kemi hartuar analizën me komente të detajuara rreth dokumentit të ZRRE-së”, thuhet në reagim.
INDEP dhe BGF thotë se komentet ua kanë dërguar sot Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe do t’ua dorëzojmë edhe Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite