Instituti për Avancim Kombëtar organizon konferencën “Roli i Shkencës dhe Inovacionit në Avancimin Kombëtar”

0Konferenca do të mbahet më 14. dhe 15.06.2024, në PrizrenObjektivat që IPAK synon t’i arrijë me këtë konferencë janë:
• Të promovoj rolin e shkencës në avancimin e kombit Shqiptar duke vetëdijesuar shoqërinë për rëndësinë dhe nevojën e shkencës në këtë drejtim.
• Të prezantoj të arriturat, kontributin, dhe ekspertizën e shkencëtarëve në fusha të ndryshme të dijës dhe novacionit, që vijnë nga diaspora dhe vendet amë.
• T’i inkurajoj shkencëtarët, inovatorët, hulumtuesit, dhe afaristët e spikatur nga diaspora dhe vendet amë, të ndajnë përvojat, idetë, dhe novacionet në shërbim të avancimit kombëtar.
• Të identifikoj dhe adresoj mundësitë dhe sfidat në fushat e shkencës, ekonomisë, lidershipit, biznesit, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe blegtorisë, transportit hekurudhor, ambientit, teknologjisë informative në kontekst të avancimit kombëtar.
• Të ndërtoj ura lidhëse ndërmjet ekspertëve të spikatur dhe qeverive amë në shërbim të avancimit kombëtar.
• Kjo konferencë synon të promovoj bashkëpunimin, ndërthurjen e ideve, dhe përmirësimin e njohurive dhe praktikave në fusha të ndryshme, që synojnë avancimin kombëtar Shqiptar
Folësit kyç në këtë konferencë, mbi dyzet prej tyre, janë kryesisht nga diaspora por do të ketë edhe folës që vijnë prej vendeve amë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, etj. ku do të ketë personalitete kredibile dhe shumë të njohur për publikun.
Përndryshe IPAK është themeluar dhe regjistruar në Prishtinë, prej shkencëtarëve Shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët njohuritë e tyre tejet të vlefshme, dëshirojnë t’i ndajnë me vendet amë.
IPAK u shërben individëve, organizatave, korporatave dhe qeveritë amë me njohuritë tona të bazuara në prova dhe përvoja të fituara në vendet më të zhvilluara të botës, të cilat janë të zbatueshme dhe mundësojnë rritjen në domene të ndryshme. Insituti është i përkushtuar t'ju udhëzojë drejt arritjes së qëllimeve tuaja për avancim.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë (falas) dhe t’ia shtojnë vlerën këtij tubimi kaq të madh shkencor dhe unik nga qëllimi dhe përmbajtja. Regjistrohuni falas përmes këtij e-maili: info@ipak-institute.com /Telegrafi/


















































