Demokraci Plus (D+) ka publikuar një raport të detajuar mbi monitorimin e lidhjes së marrëveshjeve për shërbime të veçanta (MShV) në nivel qendror dhe lokal, duke vërejtur disa shkelje të rënda të procedurave dhe rregulloreve të prokurimit publik nga disa institucione shtetërore.
Institucionet e monitoruara janë: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Komuna e Prishtinës, Pejës, Vitisë dhe Prizrenit.
Sipas raportit, disa ministri dhe komuna kanë shpërdorur marrëveshjet për shërbime të veçanta për të angazhuar konsulentë për detyra që mund të ishin mbuluar nga stafi aktual i institucioneve.
Një shembull i tillë është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), e cila, siç theksohet në raport, ka shpërblyer një konsulent që nuk kishte ofruar metodologji të punës, edhe pse kjo kërkesë ishte e detyrueshme për vlerësimin teknik të ofertës.
“MMPHI ka vlerësuar me pikë maksimale një kandidat, edhe pse nuk kishte ofruar metodologji të punës,” thuhet në raportin e D+.
Një tjetër problem është evidentuar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku është angazhuar një ekspert ndërkombëtar për hartimin e një strategjie, duke shpërfillur rregullat e Ligjit për Prokurim Publik.
“MINT ka eliminuar të gjithë ekspertët vendor që kanë përvojën relevante për të aplikuar në tender,” theksohet në raportin e D+.
Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është kritikuar për angazhimin e një konsulenti për kryerjen e punëve që duhej të mbuloheshin nga stafi i ministrisë, si dhe për përdorimin e MShV-ve për të zgjatur afatet për konsulentët e kontraktuar.
“MKRS ka përdorur MShV-të për zgjatjen e afatit të punës për konsulentët e kontraktuar përmes prokurimit për shërbime të veçanta,” theksohet në raport.
Në nivel lokal, Komuna e Prizrenit ka përdorur marrëveshjet për shërbime të veçanta për të kontraktuar konsulentë për detyra administrative dhe teknike që duhej të realizoheshin nga stafi i komunës.
“Komuna e Prizrenit ka shfrytëzuar MShV-të për të kontraktuar konsulentë të cilët kryejnë punë të rëndomta teknike-administrative,” thuhet në raport.
Për më tepër, Komuna e Pejës ka kontraktuar kandidatë të cilët kanë ofruar biznes dhe jo si konsulentë individualë, duke shkelur kërkesat e tenderit.
“Komuna e Pejës ka kontraktuar kandidatë të cilët kanë ofertuar me biznes e jo si konsulent individual,” thuhet në raport.
Nga ana tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe MAShTI gjithashtu janë kritikuar për mos përcaktimin e kritereve për vlerësim teknik të ofertave dhe për përdorimin e MShV-ve për të zgjatur afatet për punën e konsulentëve.
Komuna e Vitisë nuk i ka paraqitur saktësisht të dhënat në lidhje me vlerën e tenderit duke shkaktuar paqartësi te kandidatët e interesuar për ofertim dhe nuk ka respektuar afatin kohor për caktimin e afatit për dorëzim të ofertave sipas Ligjit për Prokurim Publik.
Edhe Komuna e Prishtinës nuk ka respektuar procedurën ligjore e cila duhet të përdoret për lidhjen e MShV-ve. Komuna ka përcaktuar si kriter “tenderi me çmimin më të ulët”, ndërsa kriteri
“tenderi ekonomikisht më i favorshëm” është ai që përdoret për lidhjen e MShV-ve.
Në lidhje me këto shkelje, D+ ka bërë disa rekomandime për përmirësimin e procesit të prokurimit publik.
“Institucionet publike duhet të përdorin MShV-të vetëm për angazhimin e kandidatëve për shërbime specifike dhe të veçanta, të cilat nuk mund të mbulohen me pozitat e vendeve të punës të definuara me Katalogun e vendeve të punës në shërbimin civil,” thekson raporti i D+.
Po ashtu, D+ sugjeron që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) të rregullojë qartë kontraktimin e shërbimeve përmes MShV-ve në Ligjin e ri të Prokurimit Publik dhe që të gjitha institucionet të respektojnë kriteret e përcaktuara në Rregulloren e Prokurimit Publik për të siguruar transparencë dhe konkurrencë të ndershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025