Me qëllim të shpalosjes së përkushtimit institucional rreth trajtimit të rasteve të dhunës në familje, sot organizata INJECT ka organizuar një konferencë me temën “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje”.
Me këtë rast u tha se vetëm vitin e kaluar, në Prishtinë kanë qenë 832 raste të raportuara, si shkak i dhunës në familje. E, betejë e dytë po shihet raportimi në institucionet përkatëse.
Pavarësisht konfirmimit të pjesëmarrjes së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe atij të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ata nuk ishin të pranishëm në këtë konferencë, ani pse, si e tillë u dedikohej këtyre institucioneve.
Drejtoresha e organizatës INJECT, Luljeta Aliu, tha se mungesa e ministrave tregon mos përkushtimin e tyre ndaj kësaj çështje të ndjeshme për shoqërinë tonë.
“Ky është përkushtimi institucional, mund të them i ministrive. Nuk kam koment për këtë, mund të diskutojmë përgjegjësitë e ministrisë dhe përkushtimin ndaj kësaj çështje më vonë. Sot nuk do të flasim për dhunën në familje, po më vjen keq, sot do të flasim për dhunën e institucioneve, për viktimizimin sekondar. Kjo për arsyeje, sepse kemi dëgjuar shpesh herë në kohën e fundit raste që kanë përfunduar me fatalitet, dhe kemi pasur arsyetime dhe kritika, si prej shoqërisë civile, si prej mediave, të cilët i kanë hetuar këto raste edhe e kanë parë se ka pasur shkelje ose neglizhencë institucionale”, tha ajo.
Sipas Aliut, nëse institucionet dështojnë të ofrojnë mbrojtje për personat të cilët përjetojnë dhunë, atëherë dështon edhe legjitimiteti i tyre për të ekzistuar.
Ajo tha se në rastet kur raportohen rastet në institucionet përkatëse, po bëhen shkelje të mëdha, për çka tha se është betejë e dytë.
“Kur shkon një viktimë të lajmërojë rastin e dhunës, shkeljen e urdhrit mbrojtës e të tjera, komunikimi prokurori-polici bëhet përmes telefonit edhe kjo është një moment, i cili mund të keqpërdoret, dhe po keqpërdoret. Se ne nuk po flasim për të gjitha rastet, po flasim për rastet kur ndikimi nga jashtë është i madh, kur personat të cilët duhet të dënohen, ose ndikojnë materialisht, ose përmes lidhjeve të tyre politike-shoqërore për t’i mbyllur rastet dhe të manipulojnë dëshmitë”, tha Aliu.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është shprehur se dhuna në familje është problem i trefishtë, në shoqërinë kosovare. Jashari shtoi se si pasojë e dhunës në familje dhe mos veprimit të shtetit, ka pasur raste që kanë përfunduar në fatalitet.
“Në vitin e kaluar Prishtina kishte gjithsej 832 raste të raportuara në polici, Prizreni 178, Gjilani 146, Ferizaj 140 dhe Peja 150. Dhe gjithmonë flasim për raste të raportuara, jo për rastet e pa raportuara. Supozojmë se është një fenomen që e afekton shoqërinë, por cila është përgjigje, që e marrin këto raste. E para është roli i Policisë, pastaj Prokuroria dhe sistemi gjyqësor. Janë mbi dhjetëra raste të fundit që fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet, pa qenë në gjendje shteti me ofruar mbrojtje të përshtatshme, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për të drejtën në jetë edhe që është bazamenti i gjitha të drejtave tjera”, tha Jashari.
Ai ka bërë të ditur se koha mesatare për t’u trajtuar një rast nga sistemi gjyqësor është 8,5 vjet.
Ndërsa, Fatos Rushiti, këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, theksoi nevojën e përfshirjes edhe të ministrive të tjera në trajtimin e dhunës në familje.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë zbatuese, siç është policia, Agjencia për Forenzikë dhe agjencitë tjera, janë të përkushtuara që t’i përgjigjën jo vetëm dhunës në familje, por edhe problematikave të tjera që i atakon qytetarët e Republikës së Kosovës. Pa dashur të jem modest, por Policia e Kosovës është goxha mirë e përkushtuar dhe e trajnuar, jo vetëm për dhunën në familje, por edhe në çfarë kemi hasur ne si kabinet dhe ministri Policia është vetëm element ligj-zbatues, element ekzekutues që normalisht e ka edhe rolin e vet. Mirëpo, duhet edhe ministritë të tjera, hallkat e shtetit, prokuroria, gjykatat të jenë në lëvizje, sepse policia nuk mund të luajë të gjitha rolet”, tha Rushiti.
Ndryshe, vetëm vitin e kaluar janë vrarë katër gra nga bashkëshortët e tij. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike në takim tek Mexhiti: Shkaqet e ndotjes dihen, po punojmë për zgjidhjen e problematikave

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe