LAJMI I FUNDIT:

Instagram në Windows Phone, brenda javës?

Instagram në Windows Phone, brenda javës?

Muajin e kaluar, në ngjarjen e saj të quajtur Nokia World, kompania finlandeze Nokia pati thënë se rrjeti i famshëm social Instagram do të vijë në sistemin operativ Windows Phone, brenda pak javësh.

Edhe pse nuk kishte asnjë informacion të saktë për datën e mundshme të lansimit të Instagram në platformën mobile të Microsoft, thuhet se rrjeti social i përvetësuar nga Facebook do të lëshohet brenda javës.

Ky padyshim se është një lajm shumë i mirë për të gjithë përdoruesit e Windows Phone, të cilët me padurim janë duke e pritur mundësinë e përdorimit të rrjetit të famshëm social nga pajisjet e tyre mobile.

Edhe pse ata sot kanë aplikacione të palëve të treta për Instagram, megjithatë është ndryshe kur përdoret aplikacioni origjinal. / Telegrafi /