Konventa e 7-të ndërkombëtare Suksesi është qëllimi yt, e mbajtur më 26 tetor në Prishtina Mall, CineStar, theksoi edhe një herë fuqinë e edukimit për suksesin personal dhe profesional. Me pjesëmarrjen e mbi 300 entuziastëve të biznesit dhe zhvillimit personal, konventa u shqua për atmosferën e ngrohtë dhe pozitive që krijoi çdo moment. Trajnerë/Folës të përzgjedhur ndërkombëtarë dhe vendas, përfshirë emra të njohur si Denis Gafuri, Ermal Sadiku, Vasil Naci, Kristian Kabashi, Gent Shala, Tiziano Benvenuti, Vigan Morina e Rafaela Rica sollën një gamë të gjerë temash që mbuluan lidershipin, psikologjinë e suksesit, strategjitë e shitjes dhe zhvillimin e vetëbesimit. Çdo fjalim frymëzues dhe historia personale e ndarë nga trajnerët mbajti të pranishmit të përqendruar dhe të angazhuar, duke treguar një interes të jashtëzakonshëm për çdo fjalë dhe mësim që u dha. Temat qe u trajtuan përfshijnë:  - Optimizimi i kohës për rezultat maksimal në shitje: 🕒📈
- HR: Lidershipi me fokus tek njerëzit 👥🤝
- Inteligjenca Artificiale: Ndikimi dhe potenciali i AI në inovacion dhe shfrytëzimi i benefiteve të saj 🤖💡
- Teknikat e shitjes dhe negocimit në sektorin e patundshmërisë 🏢🏠
- Histori suksesi dhe mësime nga sfidat dhe arritjet 🏆📚.
- Forex: Sekretet për të fituar në një nga bizneset më fitimprurëse të momentit dhe evitimi i rreziqeve 💹⚖️.
- Marketingu: Strategji inovative të marketingut
📊🎯

rsz 1rsz 21 tiziano benvenuti


rsz 12 kristian kabashi

rsz 33 vasil naci

rsz 64 ermal sadiku

rsz 155 denis gafuri

rsz 4rsz 6 gent shala 1

rsz 147 rafela rica

rsz 28 vigan morina

Energjia dhe vëmendja e audiencës ishin të dukshme, me fokus të qartë për të mësuar nga përvoja të suksesshme dhe për të gjetur frymëzim në rrugëtimet e secilit folës. Qëllimi ynë ishte t'u japim të pranishmëve jo vetëm mësime të vlefshme, por edhe një rrugë të re drejt qëllimeve të tyre të mëdha dhe përmbushëse. Vlerësimet e pjesëmarrësve dhe bashkëpunëtorëve tanë dëshmojnë se kjo konventë arriti qëllimin e saj dhe frymëzoi shumë prej tyre për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të shndërruar suksesin në një qëllim të arritshëm. Faleminderit partnerëve tanë për përkrahjen e këtij eventi të veçantë dhe për angazhimin për të shpërndarë mesazhin e suksesit. Së bashku, kontribuam në një eksperiencë që i shtyn dhe motivon të gjithë drejt arritjes dhe realizimit të ëndërrave e synimeve të tyre. Për të rezervuar vendin tend në eventin e radhës me datë 15 dhjetor ne Zurich të Zvicrës, regjistrohu në linkun në vijim: 

https://docs.google.com/forms  

trajnime@denisgafuri.com | +383 49 893 693