“Jam realist, ka shumë mundësi që ky botëror të jetë takimi im i fundit me ekipin përfaqësues”.

Kështu së paku ka pohuar për mediat spanjolle, mesfushori Andres Iniesta, i cili ka udhëhequr kombëtaren e Spanjës drejt sukseseve të mëdha.


iniesta a

Ai ka thënë se ka gjasa të largohet pas “Rusia 2018”, gjersa udhëhoqi kombëtaren spanjolle drejt kreut të Grupit G, aty ku ishin edhe Shqipëria dhe Italia.

“Jam i vetëdijshëm për moshën, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Ka edhe shumë kohë deri te botërori dhe shpresojmë që të shkojë gjithçka mirë deri vitin e ardhshëm. E më pas do të bëjmë vlerësimet e domosdoshme”, deklaroi ylli i Barcelonës, Iniesta.

Ky i fundit kujtojmë se ka fituar kampionatin botëror dhe atë evropian me “Furinë e Kuqe”.

Mesfushori 33-vjeçar deri më tani për kombëtaren spanjolle ka pasur 418 paraqitje duke realizuar 34 gola.

Gjithashtu vlerësojnë se ka luajtur edhe një ndeshje për kombëtaren e Katalunisë në vitin 2004. /Telegrafi/

telegrafi sport app