LAJMI I FUNDIT:

Iniciativën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, Veseli e quan absurde dhe të panevojshme

Iniciativën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, Veseli e quan absurde dhe të panevojshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se iniciativa e partive politike opozitare për një seancë të jashtëzakonshme rreth dialogut me Serbinë përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do të trajtojë, pavarësisht se e ka quajtur si veprim, proceduralisht në rregull.

Sipas tij, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale.

Veseli gjithashtu vlerëson se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj.


“Paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook.

Postimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

Partitë politike opozitare kanë marrë iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky veprim, ndonëse proceduralisht në rregull, politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale.

Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj.

Paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend.

Është për keqardhje që këto parti opozitare vazhdojnë të cenojnë parimin themelor të shtetit demokratik, që thotë se pushteti fitohet me zgjedhje të lira, e jo me demonstrime të dhunës politike.

Partitë opozitare duhet të flasin hapur nëse janë për apo kundër dialogut me Serbinë.

Ky dialog dihet mirëfilli se ka tri qëllime.

Qëllimi i parë është arritja e marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht obligative për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Qëllimi i dytë, që varet prej të parit, është njohja reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Qëllimi i tretë është hapja e rrugës për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në OKB, NATO dhe BE.

Këto janë qëllimet jashtë të cilave shteti i Kosovës nuk bën asnjë veprim tjetër.

Partitë opozitare, nëse janë pro këtyre qëllimeve, atëherë janë të mirëseardhura në ndërtimin e platformës së përbashkët të zhvillimit dhe finalizimit të dialogut dhe për të qenë pjesë aktive e ekipit të përbashkët të unitetit.

Në rast se janë kundër dialogut dhe me dezinformata qëllimkëqija duan t’i manipulojnë qytetarët, duke u thënë se gjoja shteti dhe territori i Kosovës është në rrezik, le të flenë rehat, sepse institucionet shtetërore janë në krye të detyrave kushtetuese.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe si e tillë merr pjesë në Dialogun Kosovë-Serbi. Kosova nuk negocion për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Institucionet shtetërore mbeten të përkushtuara për arritjen e qëllimeve tona për anëtarësim në OKB, NATO dhe BE. Dhe, në asnjë rrethanë, nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori