LAJMI I FUNDIT:

Industria e makinave paralajmëron ‘pasoja katastrofe’ nëse nuk arrihet marrëveshja e BREXIT-it

Industria e makinave paralajmëron ‘pasoja katastrofe’ nëse nuk arrihet marrëveshja e BREXIT-it

Industria e makinave në Evropë ka paralajmëruar për “pasoja katastrofike” nëse Britania e Madhe do të dilte nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje për të mbrojtur tregtinë.

Kostoja përllogaritet në miliarda dhe miliona njerëz rrezikojnë vendet e tyre të punës. Biznesi gjithashtu ka bërë thirrje për një qartësi urgjente, pasi prej një kohe të gjatë pasiguria ka shkatërruar besimin për të ardhmen.

“Një dalje pa marrëveshje do të kishte një ndikim të menjëhershëm dhe shkatërrues në industri, duke minuar konkurrencën dhe duke shkaktuar dëme të pakthyeshme e të rënda. Negociatorët në Britani të Madhe dhe BE kanë përgjegjësi të punojnë së bashku për të rënë dakord në një marrëveshje ose rrezikojnë të shkatërrojnë këtë shtyllë jetësore të ekonomive tona”, tha Mike Hawes, shefi ekzekutiv i Shoqërisë së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Makinave në Britani të Madhe, përcjell Telegrafi.


Por ende nuk është e qartë nëse mund të shmanget më e keqja. Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se do ta nxjerrë vendin nga Unioni më 31 tetor, me apo pa një marrëveshje daljeje. Diskutimet e qeverisë së tij me zyrtarët e BE ende nuk kanë prodhuar ndonjë përparim dhe bisedimet pritet të vazhdojnë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Pas Kinës, Trump pritet të vendos sanksione ndaj industrisë japoneze të makinave
Lexo po ashtu Pas Kinës, Trump pritet të vendos sanksione ndaj industrisë japoneze të makinave

Nëse Johnson realizon kërcënimin e tij për të lënë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, ai do t’i jepte fund tregtisë pa tarifa me një treg që merr 57 për qind të eksporteve britanike të makinave. Kjo do të shkatërrojë zinxhirët e furnizimit, do të godasë prodhimin dhe do të tkurrë fitimin që edhe aktualisht janë në nivele të ulëta.

Industria e automjeteve përbën rreth 6 për qind të punësimit në BE ose rreth 14 milionë vende pune. Aktualisht prodhuesit në Britani të Madhe po vuajnë nga pasiguria se kur dhe si vendi do të largohet nga Bashkimi Evropian. Prodhimi ka rënë për 14 muaj rresht për shkak të kërkesës së dobët në tregjet kryesore dhe mbylljeve të përkohshme të fabrikave që u tërhoqën në pritje të BREXIT-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori