Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli
Unë besoj se ekzistojnë vetëm individët: gjithë të tjerat, nacionalitetet dhe klasat shoqërore janë thjesht komoditete intelektuale.
Iluzionet e patriotizmit nuk kanë fund. Në shekullin e parë të erës sonë, Plutarku u tall me ata që deklaronin se hëna e Athinës qenkësh më e mirë nga hëna e Korintit; Miltoni, në shekullin XVII, vuri në dukje se Zoti paskësh zakon t’u shfaqej së pari anglezëve të Tij; Fichte, në fillim të shekullit XIX, deklaronte se të kesh karakter dhe të jesh gjerman është, padiskutim, e njëjta gjë. Këtu, tek ne, nacionalistët gëlojnë; sipas tyre, ata i nxit qëllimi i denjë ose i patëkeq për të mbrojtur tiparet më të mira argjentinase.
Megjithatë, ata i injorojnë argjentinasit; në polemikë ata parapëlqejnë t’i përcaktojnë në funksion të ndonjë fakti të jashtëm: me pushtuesit spanjollë (po themi), të një tradite katolike imagjinare apo të “imperializmit anglosakson”.
Argjentinasi, ndryshe nga amerikanët e veriut dhe nga pothuajse të gjithë evropianët, nuk identifikohet me shtetin. Kjo mund të ketë të bëjë me veçorinë se, në këtë vend, qeveritë zakonisht janë shumë të këqija ose faktit të përgjithshëm se shteti është një abstragim* i pakonceptueshëm; e vërteta është se argjentinasi është një individ, jo një qytetar.
Thënia e Hegelit, “Shteti është realiteti i idesë morale”, ngjan me një shaka të kobshme. Filmat e prodhuar në Hollivud, në mënyrë të përsëritur, parashtrojnë për admirim rastin e një njeriu (përgjithësisht një gazetar) që synon miqësinë e një krimineli, me qëllim që t’ia dorëzojë atë policisë; argjentinasi, për të cilin miqësia është një pasion dhe policia një mafie, ka ndjesinë se ky “hero” është një horr i pakuptueshëm.
Po ashtu, njësoj si Don Kishoti, ai mendon: “Secili në hall të vet”, apo: “Nuk është mirë që njeriu i ndershëm të bëhen xhelati i të tjerëve, nëse ata nuk i kanë rënë në qafë”. Para simetrive të kota të stilit spanjoll, më shumë se një herë kam dyshuar se jemi krejt ndryshe nga Spanja; mjaftuan dy rreshtat e mësipërme marrë nga Don Kishoti për të më bindur se e kisha gabim; thënie që janë si një simbol i fshehtë dhe i qartë i afërsisë sonë. Këtë e pohon qartësisht një natë e letërsisë argjentinase: ajo natë e pashpresë, kur një rreshter i policisë së fshatit bërtiti se nuk do të lejonte që të vritej një trim dhe u kthye kundër ushtarëve të tij, në mbrojtje të dezertorit Martin Fierro.
Për evropianin bota bota është një kozmos, ku secili, në mënyrë intime, i përgjigjet detyrës që ushtron; për argjentinasin bota është një kaos. Europiani dhe amerikanoveriori mendojnë se një libër duhet të jetë i mirë, nëse ka fituar një çmim çfarëdo, ndërsa argjentinasi e pranon mundësinë se libri mund të jetë i mirë pavarësisht çmimit që mund të ketë marrë. Në përgjithësi, argjentinasi nuk u zë besë rrethanave.
Argjentinasi mund të mos e njoh legjendën sipas së cilës njerëzimi gjithmonë paska tridhjetë e gjashtë njerëz të drejtë, – Lamed Wufniks – të cilët nuk e njohin njëri-tjetrin, por që, në fshehtësi, e mbajnë në këmbë universin; nëse ai e dëgjon këtë legjendë, nuk do të habitet se ata aq të meritueshmit qenkan anonimë të zymtë. Heroi i tij popullor është i vetmi njeri që lufton me një hordhi, edhe në çast (Fierro, Moreira, Milingona e zezë), edhe në të shkuarën (Segundo Sombra). Letërsi të tjera nuk regjistrojnë fakte të tilla.
Do të thotë se tiparet që unë theksoj janë thjesht negative ose anarkike, por do të shtoja se nuk mjafton t’i shpjegosh politikisht. Gjithsesi, do të guxoja të sugjeroj ndryshe.
Problemi më urgjent i kohës sonë (tashmë i denoncuar me qartësi profetike nga Spenceri, pothuajse i harruar) është ndërhyrja graduale e shtetit në veprimet e individit; në luftën me ato të këqija, emrat e të cilëve janë komunizëm dhe nazizëm, individualizmi argjentinas, ndoshta i padobishëm apo i dëmshëm deri tani, do të gjejë justifikime dhe detyra.
Pa shpresë dhe me nostalgji mendoj për mundësinë abstrakte të një partie që të ketë njëfarë afërsie me argjentinasit; për shembull, një parti që të na premtonte një minimum të rreptë qeverisjeje.
Nacionalizmi do që të na prishë mendjen me vizionin e një shteti pafundësisht të fuqishëm; kjo utopi, sapo të realizohej mbi tokë, do të kishte virtytin providencial për të bërë që ta dëshironin të gjithë dhe, më në fund, të ndërtonin antitezën e saj.
Buenos Aires, 1946
________________
* Shteti nuk është personal: argjentinasi e koncepton veç si një marrëdhënie personale. Prandaj, për atë, të vjedhësh para publike, nuk është një krim. Jam duke pohuar një fakt, por as e përligj, as e fal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje