Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e sheh me shqetësim refuzimin, dhe veçanërisht mënyrën e refuzimit që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit dhe rrjedhimisht Marrëveshjes së Uashingtonit.
Në reagimin e INDEP thuhet se refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë.
“Përpara çdo refuzimi të këtij projekti, Qeveria do të duhej t’i ofronte publikut dhe partnerëve të MCC-së alternativën që Kosova ka zgjedhur. I kërkojmë Qeverisë që urgjentisht të sqaroj të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e këtij refuzimi dhe të rishqyrtoj atë në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
“Pa miratim të Strategjisë së Energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, pa udhëzues për largim nga qymyri dhe pa udhëzues të dekarbonizimit, Qeveria ka hequr nga tavolina njërin nga opsionet e mundshme në rrugën e tranzicionit të energjisë. Futja e infrastrukturës së gazit nga viti 2030 apo 2035 do të ishte një aset i mirë për reduktim të emetimeve kundër ndryshimeve klimatike dhe për përfundimin e infrastrukturës së gazit”.
Sipas INDEP, Kosova ende nuk ka miratuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Strategjinë e re për Energji. “Për më tepër, ende nuk ka një strategji për dalje nga qymyri. Qeveria e Kosovës, me refuzimin që i ka bërë opsionit të gazit, duhet të qartësohet se cila do të jetë rruga tjetër dalëse nga përdorimi i qymyrit. Eliminimi nga tavolina i opsionit të gazit tranzicional është një hap i madh. Minimalisht, Qeveria nuk duhej ta ndërmerrte këtë hap, pa një konsultim të hapur e të gjerë shoqëror, duke përcjellë atë edhe me një proces të rregullt të konsultimit publik ku do të mund të ballafaqoheshin opsionet”.
“Përfundimisht, konsiderojmë që vendimmarrja në çështjet e energjisë, nuk mund të merret pa marrë në konsideratë faktorët rajonal të çështjes. Të gjitha shtetet fqinje përveç Kosovës e kanë të zhvilluar infrastrukturën e gazit dhe e konsiderojnë atë, një dritare të mundshme në rrugën e tranzicionit. Nëse Kosovës, për dallim prej rajonit, qymyri po i del më i lirë dhe më pak ndotës sesa gazi, këtë duhet ta dëshmoj me kalkulime të sakta dhe me një strategji të qartë dalëse nga qymyri”, thuhet në reagim.
INDEP i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të bëjë transparencën e plotë të procesit, përfshirë konsultat, afatet, përgjigjet dhe dokumentet përcjellëse që kanë quar deri tek ky vendim.
“Këtë vendim, Qeveria duhet ta pasojë me një strategji të qartë dalëse nga qymyri dhe një plan të transformimit të sistemit tonë energjetik. Nuk mund të refuzohet një plan për mungesë kalkulimesh, pa një alternativë tjetër dhe me kosto të kalkuluara. Largimi nga qymyri dhe dekarbonizimi i plotë e i përballueshëm nuk kanë alternativë!”, thotë INDEP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze