Incidente në protestën e sotme në Athinë

Siç raportojnë nga AIM, incidente kanë ndodhur para Kuvendit të Greqisë gjatë protestës në Athinës, që u organizuar kundër marrëveshjes së Prespës.
Një grup i personave të maskuar me flamuj grekë të grupeve ekstreme të djathta kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë afër monumentit të ushtarit të panjohur para Kuvendit grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata, me gjësende, shishe dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar policinë greke, e cila është përgjigjur me bomba lotsjellës. Drejt policisë janë hedhur edhe ngjyra./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































