LAJMI I FUNDIT:

Incident në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja duke i ndërprerë fjalën

Incident në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja duke i ndërprerë fjalën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka tentuar sot të flasë jashtë radhe në foltoren e Kuvendit pasi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti Berishën “të vdekur”.

Pas Ramës, fjalën e kishte kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enelekjd Alibeaj i cili doli të fliste para deputetëve.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Berishën të ngrihej nga vendi dhe të nisej drejt foltores për të marrë fjalën jashtë radhe. Ai e shtyu dhe e largoi Alibeajn nga foltorja për të marrë fjalën vetë.


Rama: Ndërpresim çdo marrëdhënie me PD-në nëse zgjidhet kryetar Berisha
Lexo po ashtu Rama: Ndërpresim çdo marrëdhënie me PD-në nëse zgjidhet kryetar Berisha

Berisha e mori mikrofonin por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e lejoi të fliste, duke i dhënë më pas edhe masë disiplinore Berishës për aktin.

Rama tha në fjalën e tij se nuk do të bashkëpunojë me PD-në “nëse në krye është Berisha”.  Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Berishës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori