Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Kompjuterike si dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga sot do të kenë hapësira të përbashkëta. Inaugurimi i hapësirave të reja për studentë u bë me rastin e shënimit të 52-vjetorit të themelimit të UP-së.
Rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha se përurimi i këtyre hapësirave të përbashkëta në fakultetet teknike dëshmon bashkëpunimin e mirë që këto fakultete e kanë traditë që nga themelimi.
“Kam kënaqësinë që sot, në kuadër të shënimit simbolik të përvjetorit të 52-të të UP-së, të përuroj hapësirat e renovuara të Fakultetit Teknik, në të cilin operojnë tri fakultete. Me këtë renovim jam i bindur që do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit për të rinjtë e këtyre fakulteteve, si dhe do të ketë hapësirë më moderne për të kaluar kohën”, ka thënë Sahiti.
Mes tjera, Sahiti bëri të ditur se gjatë ditës do të ketë edhe organizime tjera për shënimin e këtij përvjetori.
Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Florim Grajqevci, tha se rregullimi është mundësuar nga Universiteti i Prishtinës për studentët e këtyre fakulteteve, në mënyrë që t’iu ofrohet atyre më shumë komoditet dhe të ndihen sa më mirë.
Gjatë ditës, kanë vijuar ceremonitë për ndarje të mirënjohjeve për studentë të dalluar, profesorë në pension, si dhe profesorë që kanë kontribuuar në fushën e kërkimeve shkencore në UP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës