LAJMI I FUNDIT:

Imzot Dodë Gjergji, u shërben kafe për Bajram të gjithë udhëtarëve në aeroplan

Imzot Dodë Gjergji, u shërben kafe për Bajram të gjithë udhëtarëve në aeroplan

I pari i Kishës Katolike të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shpërblyer me nga një kafe të gjithë udhëtarët në aeroplanin e vijës Frankfurt-Prishtinë, sot në mëngjes, për nder të festës së Bajramit.

Në rrugën e kthimit për në Kosovë, sipas disa udhëtarëve të pranishëm, Imzot Dodë Gjergji ka kërkuar nga ekuipazhi i aeroplanit leje për të përdorur pajisjet e komunikimit dhe nëpërmjet tyre ka uruar të gjithë udhëtarët, besimtarë të fesë islame, për festën e Bajramit të Madh.

“Të nderuar vëllezër e motra, me fat ju qoftë Bajrami. Më lejoni t’ju shpërblej të gjithëve me nga një kafe”, ka uruar Imzot Dodë Gjergji.


Aeroplanët e Adria Airways shërbejnë kafet dhe pijet tjera, përveç ujit, me pagesë. Stjuardesat e aeroplanit më pas i kanë shërbyer të gjithë udhëtarët me nga një kafe.

Gjesti i Imzot Gjergjit është duartrokitur nga udhëtarët. Kosova është e njohur për tolerancën dhe bashkëjetesën në mes të feve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori