Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim e Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup organizuan sonte një akademi solemne në Ditët e Bogdanit. Në këtë akademi, u tha se Pjetër Bogdani është një personalitet i shquar i historisë e kulturës sonë shqiptare.
Ipeshkvi Kosovës Imzot Dodë Gjergji duke veçuar arsimin dhe kulturën, tha se Bogdani u përpoq të nxirrte popullin shqiptar nga errësira e paditurisë drejt qytetërimit. Në anën tjetër sipas tij, ish-presidenti Ibrahim Rugova, shekuj më vonë mishëroi parimet e Bogdanit në një rrugëtim të tij politik.
“Këto dy figura madhore të historisë sonë, Pjetër Bogdani dhe Ibrahim Rugova, ndonëse i ndajnë shekuj, megjithatë lidhen ngushtë në vizion. Sepse vizioni i tyre për liri, dinjitetin, identitetin, qytetërimin si dhe frymëzimi i përbashkët shpirtëror, dhe vetëdija e përbashkët për popullin shqiptar i bën të afërt, si dhe i bën trashëgimi e përbashkët të gjithë qenies tonë”, theksoi Gjergji.
Imzot Dodë Gjergji tha po ashtu se Pjetër Bogdani është një nga mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.
“Pjetër Bogdani është një nga mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai nuk ishte vetëm një shkrimtar, por një strateg kulturor dhe shpirtëror që kuptoi se në zemrën e çdo kombi në botë, duhet të ruhet identiteti së bashku me përparimin në dinjitet. Ai jo vetëm që nderoi një urë ndërmjet kulturës evropiane dhe asaj shqiptare, por gjithashtu i dha popullit të tij një vizion të ndritshëm për ballë errësirës së kohës”, tha ai.
Ndërsa, profesori Skënder Asani drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup tha se Veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloj edhe përpjekja e tij çlirimtare në fund të shekullit XVII.
“Veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloj edhe përpjekja e tij çlirimtare në fund të shekullit XVII. Prandaj, jo rastësisht ky manifestim fillon më 5 dhjetor në Shkup dhe përfundon më 6 dhjetor në Prishtinë. Një datë, kjo që përkon me 6 vjetorin e vitit 2019 kur Imzot Pjetër Bogdani simbolikisht u rivarros në… të Katedrales në Prishtinë”, theksoi Asani.
Fjalë rasti mbajti edhe profesor Anton Berishaj me temën “Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja evropiane”.
Ditët e Bogdanit organizohen për të sensibilizuar vëmendjen publike ndaj çështjeve e temave që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare, kulturore e teologjike të Pjetër Bogdanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë