LAJMI I FUNDIT:

Imzot Dodë Gjergji ia uroi Myftiut Tërnava, Bajramin e Madh

Imzot Dodë Gjergji ia uroi Myftiut Tërnava, Bajramin e Madh

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij, nga ora 09:00 ka nisur të marrë urime për Bajramin e Madh, festën që vjen pas agjërimit tridhjetë ditësh.

Ai po pret uruesit në selinë e Bashkësisë Islame, raporton Koha.net.

Ndër të parët ishte ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me bashkëpunëtorët. Ai ia uroi Myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, Bajramin e Madh si një festë të sakrificës, mirësisë e të solidaritetit që myslimanët e bëjnë çdo vit.


Është ky një manifestim i tolerancës tradicionale fetare midis besimtarëve të feve të ndryshme ndër shqiptarë.

Ndërkohë Myftiu Tërnava po merr urime edhe nga personalitete të tjera të politikës, të pushtetit dhe të shoqërisë civile.