Adem Demaçi i është bashkuar një atdheu të ri e që është atdheu qiellor, i është bashkuar Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Nënë Terezës. Kështu ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, gjatë meshës së të dielës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, që i është kushtuar shpirtit të veprimtarit Adem Demaçi.
Dodë Gjergji bëri të ditur se një grup besimtarësh kanë kërkuar që kjo meshe e të dielës t’i kushtohet veprimtarit Adem Demaçi.
“Edhe kisha nuk përton t’i bashkohet lutjes së besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë për shpirtin e një atdhetari, për shpirtin e një njeriu i cili në gjithë jetën e vetë e ka pasur ideal lirinë, e ka pasur dashurinë ndaj kombit dhe e ka dëshiruar me gjithë zemër të mirën e të gjithëve në këtë vend. Ai sot nuk është më me ne, iu bashkua një atdheu të ri që është atdheut qiellor, vendi i përbashkët i të gjithëve. I është bashkuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i është bashkuar gjithë burrave e grave që kanë sakrifikuar në të kaluarën, i është bashkuar njerëzve që i kemi njohur, Shën Nënë Terezës që ia kemi kushtuar këtë kishë, martirëve të Shqipërisë, im zot Mark Sopit, Ibrahim Rugovës, është bashkuar me Arbën Xhaferin. Është bashkuar me gjithë njerëzit që kanë kaluar nga kjo jetë në amshim dhe përpara Zotit dhe së tij sigurisht e sheh ndryshe botën, e sheh ndryshe jetën, i sheh ndryshe edhe ata me të cilët është bashkuar. Na sheh ndryshe edhe ne nga dritarja e atit tonë qiellor që po lutemi për të”, tha ai, raporton KP.
Në fjalën e tij Ipeshkvi i Kosovës, Donë Lush Gjergji pati edhe një porosi, ku ai tha se populli sot ka nevojë për të gëzuar lirinë e vet.
“Njerëz ju përbejë jetoni denjësisht siç i ka hije që keni marrë. E populli jonë, vendi jonë, nuk ka shumë nevojë ma për bukë, nuk ka nevojë për të sakrifikuar jetët, populli jonë sot ka nevojë për të gëzuar lirinë e vet. Populli jonë sot ka nevojë që këtë liri të mos e përbuzë, por ta vë në shërbim dhe në dobi të gjeneratave të reja dhe duhet ta kuptojmë si falënderim ndaj Zotit për të gjithë ato gjenerata që kanë sakrifikuar për liri. Paqja duhet të jetë ushqim i përditshëm për secilin prej nesh, sa shumë kemi nevojë me u pajtua me njëri tjetrin, sa shumë ka nevojë njeriu jonë me u pajtua me vetveten. Pa pajtim të sinqertë na nuk mund të presim një udhëtim të mirë drejt të ardhmes”, tha ai.
Pjesëmarrës në këtë meshë për veprimtarin Adem Demaçi, ishin edhe dy fëmijët e tij, Abetarja dhe Shqiptari. Ata shprehen falënderimet e tyre që kjo meshë e së dielës i është kushtuar shpirtit të babait të tyre.
Abetare Demaçi tha se babai i saj ishte njëri i kombit dhe që ishte njeri që ka besuar në Zot.
“Sot unë dhe vëllai erdhëm me qenë pjesëmarrës të kësaj meshë e cila qe një meshë e mrekullueshme dhe shumë e organizuar. Ne ishim shumë të lumtur që kemi qenë pjesëmarrës të kësaj meshe për hirë të babait tonë, Adem Demaçit dhe i falënderojmë shumë për këtë shërbesë, kështu që ai ishte njeri i kombit, ishte njeri që i ka besuar Zotit dhe ne kemi ardhur të dy të marrim pjesë në këtë meshë”, tha ajo.
Veprimtari Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare të enjten që e lamë pas, ndërsa është varrosur ditën e djeshme me nderime të larta shtetërore tek varrezat e dëshmorëve të lagjes së Velanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht