LAJMI I FUNDIT:

Imeri dhe Mehmeti diskutojnë mbi sektorin financiar

Imeri dhe Mehmeti diskutojnë mbi sektorin financiar

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ka zhvilluar sot takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, qëllimi i të cilit ishte bashkëpunimin i deritanishëm dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi.

Gjatë takimit Imeri dhe Mehmeti kanë diskutuar për zhvillimet në sektorin financiar dhe trajtimi e këtij sektori nga aspekti tatimor, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi.

Me këtë rast, drejtori Imeri ka thënë se rritja e aktivitetit të këtij sektori mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës, i cili ndikon dukshëm në qëndrueshmërinë makro-fiskale të vendit. /Telegrafi/