Oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut po përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe një celular të hedhur, për të identifikuar njeriun që qëlloi dhe vrau shefin ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson të mërkurën në mëngjes.
Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje në shpinë pak para orës 07:00 jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë asnjë nga sendet e Thompson. Policia beson se ai ishte në shënjestër të një vrasjeje të planifikuar paraprakisht.
Të shtënat ndodhën rreth orës 06:45 në një pjesë të frekuentuar të Manhatanit, afër Times Square dhe Central Park. Thompson ishte planifikuar të fliste në një konferencë investitore më vonë gjatë ditës.
Sipas policisë, i dyshuari – i cili kishte një maskë të zezë dhe xhaketë ngjyrë kafe të çelur ose krem - dukej se po priste Thompsonin për pesë minuta jashtë hotelit Hilton ku pritej të fliste.
Thompson, i cili mbërriti në këmbë, u qëllua në shpinë dhe në këmbë, dhe më vonë u shpall i vdekur në një spital.
Shefi i Detektivëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), Joseph Kenny, ka zbuluar se arma e të dyshuarit dukej se nuk funksiononte, por ai ishte në gjendje ta rregullonte shpejt dhe të vazhdonte të qëllonte.
Video tregon atë duke ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes; ai u pa për herë të fundit në Central Park me një biçikletë elektrike.
Deri më tani, hetimi për vrasjen e Thompson është përqendruar në disa të dhëna që policia po përdor për të identifikuar të dyshuarin.
Policia zbuloi se i dyshuari ishte fotografuar në një Starbucks aty pranë, vetëm pak minuta para të shtënave.
Ndërsa ai është i maskuar në imazh, burimet policore i thanë CBS, se maska është tërhequr aq larg sa të mund të shihen sytë dhe një pjesë e hundës.
Me këtë, hetuesit po përdorin softuerin e njohjes së fytyrës për të provuar të gjejnë vrasësin.
Gjithashtu, policia po analizon tre gëzhoja plumbash dhe tre fishekë të gjetura në vendngjarje, të cilët do t’i nënshtrohen edhe testimin ADN.
Një celular u zbulua në një rrugicë përgjatë rrugës së arratisjes së të dyshuarit. Policia thotë se janë duke “punuar” përmes telefonit.
Hetuesit thanë gjithashtu se do të kontrollojnë dhomën e Thompson në Marriott aty pranë, e cila është poshtë rrugës nga ndodhi incidenti.
Hetuesit deri më tani nuk kanë identifikuar një motiv të vrasjes, megjithëse policia vuri në dukje se sulmuesi u largua pa marrë asnjë nga sendet e Thompson.
Në një intervistë për MSNBC, gruaja e Thompson tha se kishte pasur “disa kërcënime” kundër tij më herët, megjithëse ajo nuk ishte në gjendje të jepte detaje.
“Unë vetëm e di se ai tha se kishte disa njerëz që e kishin kërcënuar”, tha ajo.
Sipas policisë në qytetin e lindjes së Thompson, Maple Grove, Minesota, kishte pasur më parë një incident të dyshimtë në shtëpinë e tij në vitin 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë