LAJMI I FUNDIT:

Imazhi i KB Sigal Prishtina do të forcohet Trokit

Imazhi i KB Sigal Prishtina do të forcohet Trokit

Në zyrat e klubit të basketbollit Sigal Prishtina, u nënshkrua sot marrëveshja në mes të KB Sigal Prishtina me agjencinë kreative Trokit.

KB Sigal Prishtina do të garojë në disa fronte, përfshirë këtu edhe paraqitjen e saj të parë në historinë e basketbollit të Kosovës në një garë të organizuar nga FIBA si “Europa Cup”, pastaj në “BIBL” dhe në kampionatin e vendit, dhe kjo marrëveshje pritet që t’i mundësojë klubit Sigal Prishtina prezantim të denjë para publikut ndërkombëtar dhe vendor.

Florian Miftari, drejtor gjeneral i klubit, deklaroi se ishin portfolio e çmuar dhe çmimet e shumta si ndërkombëtare ashtu dhe vendore të kësaj agjencie, ato që shtyn KB Sigal Prishtina që t’ia besoj marketingun agjencisë kreative Trokit. Ai po ashtu theksoi se ky sezon i KB Sigal Prishtinës është më uniku në historinë e këtij klubi për shkak tw pjesëmarrjes në këto gara dhe beson se përvoja që bart “Trokit” do t’i ndihmojë klubit me paraqitje të veçanta tek publiku.
Në anën tjetër, Besart Gërguri, menaxh er ekzekutiv “Trokit”, tha se është një privilegj i madh për kompaninë që ai drejton të marrë përsipër prezantimin e imazhit të klubit më të madh në vend. Ai gjithashtu deklaroi se kompania e tij nuk do të kursejë asgjë që ngjyrat bardhë e kaltër të dominojnë arenën ndërkombëtare dhe atë vendore.

Kjo marrëveshje zyrtarizon agjencinë kreative “Trokit” që të menaxhojë marketingun e KB Sigal Prishtina, duke filluar nga shërbimet grafike dhe promot e klubit e deri te hulumtimi i formave të reja të reklamimit dhe gjetjes së sponsorëve për klubin.


Duke pasur parasysh paraqitjet e KB Sigal Prishtina në këto tri kampionate, agjencia kreative Trokit do të përpiqet që ky klub të paraqitet në këto sfida ashtu siç edhe i ka hije kampionit të dhjetëfishtë të Kosovës përmes kampanjave që do të krijojnë efekte të mëdha te publiku, duke shtuar interesimin për shikueshmëri si dhe duke e bërë KB Sigal Prishtinën eki pin e zemrës së shqiptarëve kurdo që ajo luan në Evropë.