Gjeneva sot po duket e pazakontë, e qetë dhe me rrugë të zbrazëta, pasi autoritetet zvicerane për shkak të takimit mes presidentit amerikan dhe atij rus, kanë rritur masat e sigurisë – duke pamundësuar një trafik të zakonshëm në afërsi të liqenit të Gjenevës – Monblan dhe parkun La Grange, ku do të mbahet samiti në vilën luksoze.

Në rrugët e Gjenevës ka shumë pak vetura, për këtë qyteti po duket i pazakontë për një dite të zakonshme pune, kështu janë vendosur punkte të shumta policore dhe janë mbyllur shumë rrugë, e aktualisht është i pamundur kalimi mbi urën Monblan, që është dekoruar me flamujt e SHBA-ve dhe Rusisë.


Parku La Grange dhe rrethina e saj janë të mbuluara me rrethoja të metalta dhe tel gjembor, kurse ndalohet parkimi i veturave në afërsi të zonës, transmeton Telegrafi.

2 56

Kufizime janë vënë edhe në përdorimin e hapësirës ajrore mbi Gjenevë, kurse në liqenin e Gjenevës ndalohet peshkimi, noti dhe shumë aktivitete tjera.

3 34

Gjithashtu ndalohen tubimet masive në anën e djathtë të liqenit të Gjenevës ku do të mbahet samiti, e autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të kenë mirëkuptim me qëllim që ngjarja të kalojë pa ndonjë problem.

4 26

Përveç 2,000 policëve në Gjenevë, autoritetet federale kanë dërguar ndihmë edhe 900 policë nga rajonet e tjera të Zvicrës si dhe 1,000 ushtarët që ruajnë misionet diplomatike dhe ndjekin situatën në qiell.

5 21

Një batalion i ushtrisë do të patrullojë në aeroportin e Gjenevës, derisa një pjesë tjetër do të sigurojnë kufijtë e kantonit. Samiti amerikano-rus po mbahet sot në Gjenevë, dhe do të jetë takimi i parë zyrtar mes Joe Biden dhe Vladimir Putinit. /Telegrafi/

6 15

7 17

8 13

9 10

10 7

11 10

12 8

13 6