Të mërkurën është shënuar 6-vjetori i hapjes së xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë.
Në këtë ngjarje, pjesmarrës ishin edhe përfaqësues nga Kisha Katolike, Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së, Ambasada Britanike, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, SHSKUK-së.
Po ashtu edhe vullnetarë të cilët në vazhdimësi kontribuojnë në këtë xhami.
Imam Labinot Maliqi, në fund ka ndarë mirënjohje për donatorët e vullnetarët e xhamisë si dhe për disa medie përfshirë Telegrafin.
Kjo mirënjohje për siç ka thënë: “Informim të drejtë dhe profesional të publikut mbarë shqiptar, si dhe për kontributin e çmuar në ngritjen e njohurive dhe vetëdijes së qytetarëve”.
“Çdo sukses i arritur në xhaminë tonë është kolektiv dhe i përbashkët, dhe për gjithçka i jemi përulësisht falënderues Zotit të Madhëruar”, tha Imam Maliqi.