Në internet është hedhur një ilustrim i vjetër, në të cilin janë nëntë kafshë dhe një burrë duke tymosur duhan.
Megjithëse disa nga krijesat bien në sy me lehtësi, të tjera janë më vështirë të shihen se ku janë fshehur, transmeton Telegrafi.
Madje, më e vështirë është të shihet njeriu me cigare.
Nse jeni në mesin e shumicës që nuk ia del t’i gjej, më poshtë i keni të hijezuara me ngjyra.
“Duhet të shpërblehet personi me shikim të fortë, që ia doli t’i gjejë. Ishte tepër e vështirë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/