LAJMI I FUNDIT:

Ilmi Selami: Mos i dëgjoni thirrjet për bojkot të regjistrimit

Ilmi Selami: Mos i dëgjoni thirrjet për bojkot të regjistrimit

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami sot bëri apel që qytetarët të mirëpresin regjistruesit dhe të mos dëgjojnë zërat që bëjnë thirrje për bojkot të procesit të regjistrimit.

“Më e mira është të hapni derën. Të pranoni regjistruesit, madje në mënyrë festive. Të regjistroheni duke deklaruar të dhënat që iu kërkohen sepse ky është një proces që shkon në interes të të gjithëve. Do iu kisha bërë apel të mos dëgjoni, të mos i vëni re, të mos i regjistroni aspak apelet e disa subjekteve politike minore, të disa personave, të disa grupeve të interesit të cilët nuk e dinë se në cilin mulli po e çojnë ujin, do iu kisha bërë apel të mos i dëgjoni thirrjet e tyre për bojkot”, tha mes tjerash Selami.

Ndryshe, procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Në diasporë deri më tani ka rreth 191.000 persona të regjistruar. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.


Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori