Ilire Dauti refuzon kërkesën e partive maqedonase, Ligji për “branitellat” nuk futet në rend dite

Anëtarët e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj edhe sot kërkuan që në rend dite të vendoset Ligji për Branitellat. Por, kërkesa e deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së nuk u morr parasysh nga kryetarja e komisionit, Ilire Dauti, e cila insiston se në rend dite nuk mund të futet një pikë, të cilës i kanë kaluar të gjitha afatet kohore.
“Sipas rregullores dua të paraqitem procedurale dhe të kërkoj nga ju në rend dite të kësaj mbledhjeje të shtohet edhe propozim/ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtat e veçanta të anëtarëve të njësive speciale dhe familjarëve të tyre…”, deklaroi Angelinka Petkova, OBRM-PDUKM.
“Kërkoj qe propozim/ligji për të drejtat e veçanta të forcave të sigurisë dhe anëtarët e familjeve të tyre, i parashatruar nga Sllavjanka Petrovska të vendoset si pikë e rendit të ditës”, tha Jovanka Trençevska, LSDM.
“Problemi është qe sipas rregullores së kuvendit të RMV-së janë kaluar të gjitha afatet sipas të cilave kam të drejtë sot që atë pikë ta shtoj në rendin e ditës. Sepse ju e dini shumë saktë se ajo pikë është propozuar më datë 11, ndërkaq prej atëherë deri më sot kanë kaluar së paku 19 ditë. Ndërsa afati brenda të cilës kam pasur mundësi që atë ta shtoj ka qenë minimum 6 deri 24 orë”, deklaroi Ilire Dauti, Kryetare e Komisionit.
Eli Panova nga OBRM-PDUKM akuzon kryetaren e komisionit se po manifeston arbitraritet. Ajo kërkon nga Dauti që t’i përmbahet rregullores, pasi siç thekson, në të kundërtën do të ballafaqohet me përgjegjësi.
Nëse të gjithë i përmbahemi rregullores edhe ju obligoheni t’i përmbaheni. Në të kundërtën ne do të kërkojmë dorëheqjen tuaj, ose ndonjë përgjegjësi të caktuar sepse arbitrariteti në këtë Kuvend nuk do të lejohet më”, tha Eli Panova, OBRM-PDUKM.
Kryetarja e komisionit u kërkoi kolegëve të saj që ta plotësojnë këtë propozim/ligj në pajtueshmëri me kushtetutën dhe në të të përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së. Vendimin që ky propozim të mos vendoset në rend dite e mbështeti edhe grupi parlamentar i VLEN-it në këtë komision.
“Nëse sjellim një ligj të tillë duhet të inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë, përveç pjestarët e forcave shtetërore, duhet të futen edhe ish-shtarët e UÇK-së pa diskutim. Gjithçka tjetër, është kontribut për prishjen e raporteve ndërnacionale është hedhje benzin zjarrit, pra prishjen e stabilitetit në shtet, pra një tentativë e rrezikshme. Për atë arsye si grup parlamentar i VLEN-it i japim mbështetje të plotë kryetares së komisionit që të mos e vendosim këtë pikë të rendit të ditës”, theksoi Halil Snopçe, VLEN.
Ligji për “branitellat” ka mbetur i bllokuar në Kuvend, pasi kryetarja e komisionit amë refuzon ta vendos në rend dite. Seancën nuk mund ta thirr as kryeparlamentari, pasi siç tha ai, seanca ku duhej të diskutohej kjo çështje, tashmë është mbajtur, por kryetarja e komisionit nuk e kishte vendosur në rend dite.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kandidatja për deputete nga “Lista për Familje”: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij