LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja: Krenarë që përfaqësojmë Kosovën, mungon Kuc – por jemi gati t’i masim forcat me të gjithë në grup

Ilir Daja: Krenarë që përfaqësojmë Kosovën, mungon Kuc – por jemi gati t’i masim forcat me të gjithë në grup

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Cluj në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.    

Ai zbuloi se ekipi i tij do ketë një mungesë shumë të madhe në ndeshjen e kësaj të enjte që do zhvillohet në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Daja theksoi se ndihen krenarë dhe kanë përgjegjësi të madhe që përfaqësojnë futbollin e Kosovës në Evropë.


“Jemi krenar që përfaqësojmë futbollin e Kosovës, kemi më shumë përgjegjësi. Natyrshëm që skuadrat e tjera në këtë fazë janë më favoritë se Ballkani prej eksperiencës, por ne do të provojmë t’ia dalim dhe do të masim forcat së pari me një skuadër si CFR Cluj. Shpresojmë që nesër të kemi motivin që të arrijmë maksimumin”, deklaroi fillimisht ai.

Më tej Ilir Daja theksoi se nesër do kenë një mungesë të madhe siç është ajo e kapitenit të skuadrës.

“Nesër kemi mungesën e Edvin Kuc, kapitenit, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, duke ditur angazhimin e tij, por besoj se do mundohemi ta mbulojmë mungesën e tij. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha në dispozicion”.

“Jemi në ndeshjen e parë të kësaj faze nesër dhe nuk mund ta dimë se çfarë do mund të marrim pas gjashtë takimeve. Rëndësi ka që stadiumi të jetë plot, është mbështetje të kesh atë që është lojtari i 12”.

“Sigurisht që ne nuk jemi favoritë, por duhet të japim maksimumin, pasi në dy javë ekipi është shumë i ngarkuar, por duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Gjithsesi nuk do shkojmë për të kaluar radhën, por do shkojmë për të masur forcën me ekipe shumë të forta”, ka thënë Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori