LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja kërkon përkrahje të madhe për ndeshjen ndaj Slavias

Ilir Daja kërkon përkrahje të madhe për ndeshjen ndaj Slavias

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar përkrahje të madhe në ndeshjen e nesërme (e enjte) ndaj Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi sipas tij vetëm një gjë e tillë mund të bëjë çmendurinë të radhës.

Ballkani është nikoqir i Slavias në ndeshjen e pestë të grupeve në Ligën e Konferencvës, me takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 21:00.

Para ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili e ka vlerësuar si kundërshtar shumë të fortë ekipin çek, teksa ka kërkuar përkrahje të madhe në ndeshjen e nesërme.


“Nuk nisem nga tabela, sepse kam parë të gjitha ndeshjet e Slavias dhe e kemi analizuar së bashku me ekipin. Nisemi nga vet fakti që është hera e parë që luajmë me një intensitet të tillë të ndeshjeve, pasi nuk mbajë në mend që Botërori është zhvilluar dimrit”, ka thënë fillimisht Daja në konferencë.

“Nëse i referohemi numrave, të gjithë kolegët e mi në rajon, ankohen për orar të ngjeshur e ndeshjeve këtë edicion. Është java e 13 e Superligës, disa ekipe kanë luajtur 10, disa 11, disa 12 e 13. Ne kemi 12 javë që luajmë paralelisht edhe në Evropë dhe ne kemi 24 ndeshje për katër muaj e gjysmë”.

“Kemi një kontingjent lojtarësh, duke parë edhe mungesat e lojtarëve të rëndësishëm që i kemi pasur dhe i kemi. Ia kemi dalë të përballojmë këtë ngarkesë me një kontingjent 16-17 lojtarë, ndërsa në stërvitje kemi marrë lojtarë prej ekipeve të reja”.

“Energjitë tona nuk janë ato që i kemi pasur në Pragë, pasi është ekipi më i fortë që përballemi. Ne nuk e bëjmë për t’u justifikuar, por të tregojmë gjendjen tonë reale. Duhet që publiku të luajë së bashku me neve dhe të bëjmë një çmenduri tjetër të radhës për të bërë një aventurë të paimagjinueshme”.

“Dy ditë kemi pasur kohë të përgatitemi për ndeshjen kundër Slavias dhe për këtë arsye kemi kërkuar mirëkuptim nga ekipet e Superligës për të shtyrë ndeshjes. Përgjatë dy ditëve jemi fokusuar te aspekti taktik për të përgatitur një ndeshje aq të fortë”.

“Slavia ka dominuar çdo kundërshtar në grup me të cilin ka luajtur. Sigurisht, që mund të jetë po e njëjta gjë edhe ndaj nesh në Prishtinë. Presim që të na sulmojnë pasi kanë shpejtësi. Është e vështirë t’i pengojmë, por ne do të aplikojmë një strategji tonën për t’ia vështirësuar presionin Slavias që e bën ndaj çdo ekipe”.

“Jemi ekipi i vetëm që në Pragë kemi shënuar dy gola në ndeshjet e grupeve. Kërkojë mirëkuptimin dhe mbështetjen e të gjithëve, që në mënyrën që na bie loja, përkrahja të vijë nga tifozët për të motivuar lojtarët, të cilët përfaqësojnë Suharekën dhe futbollin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë ta shijojmë ndeshjen, sepse vetëm se bashku mund të bëjmë çmenduria tjera”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori