LAJMI I FUNDIT:

Ilir Avdyli: Privilegj i madh të jem pjesë e Kosovës

Ilir Avdyli: Privilegj i madh të jem pjesë e Kosovës

Portieri Ilir Avdyli ka folur për faqen zyrtare të FFK-së para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars.

Kosova do të luajë të premten në udhëtim te Armenia, ndërsa të martën e javës së ardhshme te Hungaria.

Këto dy ndeshje do të jenë të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda, i cili veçse ka përfunduar dy stërvitje të plota me ekipin e ftuar.


Të gjithë futbollistët e pranishëm, Kosova mbanë stërvitjen e dytë në Kampin Nacional
Lexo po ashtu Të gjithë futbollistët e pranishëm, Kosova mbanë stërvitjen e dytë në Kampin Nacional

Pas stërvitjes së dytë ka folur edhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli, i cili ka treguar privilegjin që ka me ftesën tani, për dallim me grumbullimin e para shtatë viteve.

“Është privilegj i madh të jem pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës”, ka thënë fillimisht Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së.

Valon Berisha: Ndeshjet do të na shërbejnë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij
Lexo po ashtu Valon Berisha: Ndeshjet do të na shërbejnë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij

“Është një ndjenjë e veçantë, djelmoshat më kanë pritur mirë dhe shpresojë të kemi rezultate pozitive në këto dy ndeshje miqësore”.

“Kam qenë pjesë e grumbullimit edhe para 7 vitesh kur nuk ishim të pranuar të FIFA dhe UEFA, por sot është krejtësisht ndryshe.  Tani ka konkurrencë të fortë dhe normalisht po përgatitemi për t’i zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe për ta parë formën e secilit”, përfundoi portieri i Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sonte fillojnë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, dy super-ndeshje në orar

Sonte fillojnë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, dy super-ndeshje në orar

Liga e Kampionëve
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ndërkombëtare
Liverpooli dëshiron të zëvendësojë Van Dijkun me yllin e madh të Barcelonës

Liverpooli dëshiron të zëvendësojë Van Dijkun me yllin e madh të Barcelonës

Premier League
Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Liga e Kampionëve
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Kalo në kategori