Ka më shumë se një muaj që njëri prej pacientëve të Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nuk ka marrë medikamentin “Sorafenib”, i cili lufton kancerin.
Me të njëjtin problem, ai u përball edhe në dhjetor të vitit të shkuar, ndonëse shteti është i obliguar që t’ia sigurojë këtë terapi, pjesë e Listës së Barnave Esenciale.
Për shkak të çmimit të lartë të këtij ilaçi, familjarët e tij, në kushte anonimiteti rrëfejnë se as nuk kanë tentuar që ta blejnë atë vetë.
“Prej 11 prillit kemi thirrë, por na kanë thanë që nuk ka”- tha bashkëshortja e pacientit.
Lista e çmimeve të barnave e miratuar më 15.05.2024, përcakton se çmimi i këtij produkti për shitje me pakicë është 2 mijë e 645 euro e 12 centë për një pako që ka 112 copë.
Në bazë të kësaj, çmimi i një tablete është rreth 23 euro. E për këtë pacient që i duhet të përdorë dy të tilla, do duhej që të harxhojë rreth 46 euro në ditë.
Përveç çmimit të papërballueshëm, ky produkt zor se gjendet nëpër barnatore.
KALLXO nuk arriti ta gjejë atë në dhjetëra barnatore që vizitoi. Njëra prej tyre tha se mund të sigurojë përmes porosisë dhe se çmimi i një pakoje është rreth 1 mijë euro.
Për arsyet e mungesës së këtij ilaçi, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), pjesë e të cilit është Klinika e Onkologjisë dhe kompania e cila ka kontratë 1-vjeçare me këtë institucion për ta bërë furnizimin, dhanë përgjigjet e tyre.
ShSKUK tha se kompania nuk ka pasur mundësi për furnizim të plotë për një tremujor.
“Jemi furnizuar pjesërisht, andaj ka qenë e pamjaftueshme për nevojat e Klinikës sasia të cilën e kemi pranuar së fundmi. ShSKUK në pa mundësi të furnizimit nga operatori paraprak ka iniciuar procedurë për kontraktim të ri dhe jemi në pritje të finalizimit të kontratës në fund të këtij muaji” – tha Dardane Mehaj, shefe e Furnizmit me Barna në QKUK.
Ndërsa, njëri prej pronarëve të kompanisë “Meditech” e cila ka kontratën për furnizim me “Sorafenib”, Shkëlzen Fetiu tha se ata kanë bërë furnizimin siç janë të obliguar me kontratë dhe se prodhuesi nuk ka pasur mundësi që të furnizojë më shumë.
Sipas kontratës të publikuar në faqen E-prokurimi, sasia e planifikuar për 6 muaj ka qenë 6 mijë e 586 copa, ndërsa Fetiu thotë se ata i kanë furnizuar me 7 mijë e 392 copa nga 11 tetori 2023, kur është nënshkruar kontrata.
“Sasia sipas kontratës ka qenë 6 mijë e 586 copa, deri tash janë furnizu 7 mijë e 392 copa. Kontrata është +/-30 për qind. Obligative është 70 përqindëshi i vlerës. Me këto që i kemi dërgu sasia e kontratës ka shku mbi 112 për qind. Ata kanë mujt e 1100 me i porosit mirëpo nuk ka pas prodhuesi” – shtoi Fetiu.
Fetiu më tej tha se më 02.04.2024 ShSKUK ka kërkuar nga kompania të dijë se sa kanë në stok këtë produkt, meqë planifiki për tre mujorin e dytë është 3 mijë e 541 copë.
“Më 2 prill na ka dërgu email duke thënë: A mund të na informoni sa keni në stoqe produktin “Sorafenib” për ta lëshuar porosinë për tremujorin e dytë të vitit sepse kontrata ka mbërritur shpenzueshmërinë 107.94 për qind, ndërsa planifikimi për këtë produkt është 3 mijë e 541 sasia” – tha ai.
Siç thotë Fetiu, ata kanë pasur vetëm 283 copë në stok, të cilat i kanë dërguar dhe i kanë njoftuar se nuk mund të sigurojnë sasinë tjetër.
Në pamundësi të furnizimit përmes kësaj kontrate, ShSKUK ka shpallur tender të ri më 26.04.2024 dhe afati për dorëzim të ofertave është i hapur deri më 20.05.2024.
As për këtë tender, Fetiu tha se nuk do të mund të ofertojnë, për shkak se prodhuesi i ka njoftuar se nuk mund t’u sigurojnë mallin edhe për 5 deri në 6 muaj të tjerë.
Mediumi dërgoi pyetje shtesë në ShSKUK pas përgjigjeve të pranuara nga kompania. Dardane Mehaj nga QKUK pohoi se kontrata është shfrytëzuar 100 për qind dhe tha se operatori nuk kishte mundësi që të furnizonte edhe me 30 për qind më shumë.
“Kontrata aktuale mund të shfrytëzohet +/- 30%, mirëpo Operatori Ekonomik nuk kishte mundësi të na furnizonte me një tre mujor të plotë për arsye të problemeve me prodhuesin” – shtoi ajo.
Mediumi ka provuar të kontaktojë edhe me Drejtorin e Onkologjisë, Ilir Kurtishi lidhur me këtë çështje, por as ai nuk ka qenë i qasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.
Për mungesën e njëjtë në dhjetor, Dardane Mehaj ishte arsyetuar se ka pasur rritje të numrit të pacientëve, përtej planifikimit. Ndërsa, Kurtishi pati thënë se janë pak pacientë që e marrin këtë terapi.
Drejtori i Onkologjisë kishte deklaruar se gjatë vitit 2023, furnizimi me barna nga lista esenciale ka qenë rreth 92 për qind.
Këtë deklaratë e pati bërë, gjatë raportimit të tij para bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, më 09.03.2024.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake