LAJMI I FUNDIT:

IKShPK me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

IKShPK me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin multisektorial SimEX lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik.

Në njoftimin e bërë nga IKShPK-së, thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimi i planit të veprimit për parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen për pandemitë me patogenë respiratorë (2024-2026), i cili është hartuar në dhjetor 2023 dhe është aprovuar nga MSh-ja në korrik 2024, transmeton Telegrafi.

Tutje, thuhet se ky plan është hartuar mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19 dhe vlerësimeve të bëra si: Rishikimi i brendshëm e veprimit për COVID-19 (IAR) dhe vlerësimit të jashtëm të përbashkët (JEE)


“Qëllimi i ushtrimit SimEX (në tavolinë) ishte që të bëhet testimi dhe vlerësimi i mekanizmave të koordinimit dhe komunikimit multisektorial në kuadër të planit të gatishmërisë; Përforcimi dhe qartësimi i roleve dhe përgjegjësive ndërmjet subjekteve të shumta dhe palëve të interesit brenda planit; Identifikimi i mundësive për përmirësime në mekanizmat e reagimit ndaj patogjenëve respiratorë; Vlerësimi i kapaciteteve të komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit RCCE (përfshirë menaxhimin e informacionit) të planit dhe; Vlerësimi i nxitësve për përshkallëzimin dhe de-përshkallëzimin gjatë fazave operacionale të planit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori