Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

IKSHPK në një postim në Facebook të ditur simptomat pas kafshimit të gjarprit dhe jep rekomandime se si duhet të veprohet.


Më poshtë njoftimi i IKSHPK-së:Shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjithatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje. Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka). Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme.SimptomatShumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit. Pas një kafshimi helmues gjarpri, zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.Simptoma të tjera:Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë. Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë. Nëse është e mundur, ndërmerrni sa më parë disa hapa derisa të ju jepet ndihma e parë mjekësore. /Telegrafi/

1 211

2 36

3 18

4 14