Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar thirrjet për kujdes, pasi duke iu përmbajtur rekomandimeve të këtij instituti mund të parandalohet përhapja e COVID 19.
Këto janë rekomandimet e fundit të IKSHPK:
‘Ta mundim koronavirusin me kujdes e jo me frikë! Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen!
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!”, thotë IKSHPK.
Ndryshe, edhe mikrobiologu Lul Raka, në një postim të fundit të premtën në Twitter, ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, dhe të kenë kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga coronavirusi COVID-19.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. /Telegrafi/