Kur flitet për zhanrin aksion të filmave, janë disa emra që lidhen përnjëherë me këtë term, duke qenë se me vite të tëra kanë qenë aktivë në Hollywood.
Sylvester Stallone (71 vjeçar)
Roli i boksierit Rocky Balboa në filmat “Rocky” bëri që aktori të njihej botërisht.
Arnold Schwarzenegger (70 vjeçar)
“Conan The Barbarian” shënoi suksesin e parë të aktorit me origjinë austriake.
Bruce Willis (63 vjeçar)
Aktori amerikan u bë më së shumti i njohur për rolin e John McClane në filmat “Die Hard”.
Dolph Lundgren (60 vjeçar)
Portretizimi i Ivan Dragos në filmin “Rocky IV” përballë Sylvester Stallones shënoi suksesin e parë të madh të aktorit suedez.
Jean-Claude Van Damme (57 vjeçar)
“Bloodsport” ishte filmi që shënoi suksesin e parë të madh të aktorit belg.
Chuck Norris (78 vjeçar)
Ai ka luajtur me Bruce Lee në “The Way of the Dragon” nga ku nisi të bëhej i popullarizuar në filmat aksion.
Wesley Snipes (55 vjeçar)
“New Jack City” ishte filmi që ia hapi dyert e suksesit aktorit të filmave aksion.
Antonio Banderas (57 vjeçar)
“The Mambo Kings” ishte filmi që shënoi fillet e suksesit të aktorit spanjoll.
Mel Gibson (62 vjeçar)
Filmat “Mad Max” shënuan momentin shpërthyes në karrierën e tij si aktor.
Harrison Ford (75 vjeçar)
Roli i Han Solos në “Star Wars” shënoi momentin e ngritjes në karrierën e aktorit.
Jason Statham (50 vjeçar)
Roli i Frank Martin në filmat “The Transporter” shënoi suksesin e parë të madh të aktorit anglez.
/Telegrafi/