Ikja e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian po shihet si një dukuri shqetësuese. Nga muaji shkurt i këtij viti deri në nëntor, 110 mjekë specialistë kanë ikur nga Kosova.
Kjo është shifra e fundit që e posedojnë zyrtarët në Federatën Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, sipas të cilëve, ka indikacione që mijëra infermierë nga Kosova, për pesë vjetët e ardhshme mund ta lëshojnë vendin, pasi që tashmë kanë lidhur kontrata me shtetin gjerman.
“Të gjithë ata që kanë mundësi po ikin nga Kosova. Sipas statistikave të Odës së Mjekëve, janë 110 mjekë që kanë ikur për disa muaj. Para një kohe kam dhënë deklaratë për ikjen e mjekëve, por që ky numër ka qenë tejet më i vogël, krahasuar me këtë vit, e që për disa muaj siç e thashë, kanë ikur 110 mjekë specialistë”, ka thënë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë.
“Shteti gjerman pritet të aprovojë Ligjin për migracionin në fillim të vitit 2019 dhe po pritet një fluks tejet i madh i ikjes së infermierëve”, tha Syla.
Një ndër arsyet e ikjes së mjekëve e infermierëve nga Kosova janë pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës.
Mjeku specialist në Kosovë, për punën që bën paguhet rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët rreth 400 euro.
Punëtorët shëndetësorë po insistojnë në realizimin e kërkesës së kamotshme për rritjen e pagave, por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tashmë ka deklaruar se procesi i rritjes së pagave është afër realizimit, dhe siç është shprehur ai, me këtë vendim do të ndalet edhe ikja e mjekëve dhe infermierëve.
“Duhet t’u japim një të ardhme mjekëve, e kjo arrihet duke i paguar mirë dhe duke iu krijuar kushte për punë”, ka thënë ministri Ismaili.
Sido që të jetë Gjermania është vendi që më së shumti po kërkon punëtorë shëndetësorë nga jashtë, ku bën pjesë edhe Kosova.
Njëri nga ta është edhe Yll Mehmeti, radiolog me të cilin kemi realizuar një intervistë muaj më parë, e që ka vendosur të ikë në Gjermani për pagë dhe kushte më të mira të punës.
Ndërkaq Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se mosha mesatare e mjekëve në Kosovë ka arritur mbi 53-vjeç, e që sipas tij, është mjaft shqetësues fakti se shumë mjekë të rinj janë duke ikur nga Kosova, derisa në Kosovë mosha mesatare po rritet.
Sipas tij, në Kosovë ka deficit të profesionistëve shëndetësorë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Sistemi po na boshatiset. Nëse vazhdohet kështu, nuk e di se si do të funksionojë sistemi shëndetësor në të ardhmen. Problem ka shteti gjerman, për shkak të planifikimeve të gabuara që kanë bërë në sistemin shëndetësor, ndonëse janë mbi 80 milionë banorë. Andaj tash po thith nga shtetet e pazhvilluara trurin e gatshëm, e që nuk ka investuar fare”.
“Investimi në njeriun është i pagabuar dhe politikanët duhet të mendojnë mirë në mënyrë që mos të lejojnë që edhe atë investim që e kanë bërë në këtë rast te mjekët, t’ua marrin të gatshëm shtete tjera”, tha Selmani.
Sidoqoftë, ndonëse po konsiderohet shqetësues fakti i ikjes së mjekëve nga Kosova, profesionistë shëndetësorë po thonë se në anën tjetër se nuk ka një strategji për mbajtjen e tyre në vend.
Derisa sipas statistikave të fundit thuhet se janë mbi 500 mjekë specialistë që tashmë ndër vite kanë ikur nga Kosova. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker