LAJMI I FUNDIT:

Ikea ofron apartamente me qira për më pak se 1 dollarë në muaj në Tokio

Ikea ofron apartamente me qira për më pak se 1 dollarë në muaj në Tokio

Shitësi suedez me pakicë, Ikea ka vendosur të lëshojë me qira disa mini-apartamente për të interesuarit në Tokio të Japonisë.

Apartamentet prej 10 metrash katrorë ndodhen në lagjen Shinjuku gjersa qiraja do të jetë vetëm 99 jen (0,86 dollarë) në muaj, sipas detajeve të publikuara nga Ikea.

Ofrohet vetëm një njësi dhe është plotësisht e kompletuar me mobilie dhe aksesorë të Ikeas, raporton cnn.


Kompania do të pranojë aplikimet për qiramarrësit e mundshëm deri më 3 dhjetor, të cilët duhet të jenë mbi 20 vjeç, transmeton Telegrafi.

Më pas apartamenti do të jepet me qira deri më 15 janar të vitit 2023, njoftoi kompania suedeze. Qiramarrësi do të duhet të paguajë vetë faturat e shërbimeve të tjera.

Tokio është një nga qytetet me popullsi më të dendur në botë, duke nxitur një tendencë për mikro apartamente. Ajo është shtëpia e pak më shumë se 14 milionë njerëzve, sipas Qeverisë Metropolitane të Tokios.

Kjo nuk është hera e parë që Ikea përfshihet në prona. Kompania ka një sipërmarrje të përbashkët, BoKlok, me kompaninë suedeze të ndërtimit Skanska, e cila ka ndërtuar shtëpi modulare të përballueshme në Suedi, Finlandë dhe Norvegji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori