Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj moszbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike, qasjes selektive dhe zbatimit të standardeve të dyfishta të sistemit prokurorial lidhur me përmbushjen e obligimeve ligjore të ofrimit të qasjes në dokumente publike.
“Sistemi prokurorial tashmë ka ndërtuar një praktikë të mbrapshtë të zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike, duke ofruar dokumente në mënyrë selektive dhe vetëm atëherë kur dokumentet nuk përbëjnë rrezik për zbulimin e keqpërdorimeve të sistemit prokurorial dhe kur publikimi i tyre shërben për interesat e tyre. Në të kundërtën, të gjitha dokumentet e qasshme sipas ligjit kur bëhet fjalë për rastet të ndjeshme në të cilat prokurorët vendosin në kundërshtim me ligjin, sidomos në rastet e profilit të lartë të korrupsionit, sistemi prokurorial nuk aprovon kërkesat për qasje në këto dokumente.
IKD nga viti 2013, monitoron në mënyrë sistematike sistemin prokurorial dhe gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë monitorimin e akteve prokuroriale rreth vendimeve përfundimtare për hudhje të kallëzimeve penale dhe vendimeve përfundimtare për pushim të hetimeve. Këto dokumente vazhdimisht janë siguruar në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Qëllimi i këtij monitorimi është zbatimi i obligimeve ligjore, identifikimi i shkeljeve ligjore dhe procedurale në trajtimin e rasteve të korrupsionit në procedurën penale, përfshirë identifikimin e rasteve të parashkruara”, thuhet në reagimin për media.
Më tej në reagim thuhet se deri në vitin 2015, sistemi prokurorial kishte ofruar qasje në dokumentet prokuroriale lidhur me hedhjen e kallëzimeve penale dhe pushimin e hetimeve në të gjitha rastet e korrupsionit. Nga koha e emërimit të Aleksandër Lumezit, në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në vitin 2015, ka filluar kufizimi i qasjes në dokumente publike në rastet kur Prokurori i Shtetit hudh kallëzimet penale apo pushon hetimet në rastet e korrupsionit, përveç në rasteve individuale sipas interesave të vet Kryeprokurorit të Shtetit apo individëve të caktuar në këtë sistem.
“Rastet e më poshtme dëshmojnë, sesi Prokurori i Shtetit, korrupsionin e brendshëm, skandalet për keqpërdorime dhe korrupsion brenda sistemit prokurorial i fsheh përmes zbatimit të politikave kundërkushtetuese dhe kundërligjore, duke kufizuar qasjen në dokumente publike.
Rasti i fundit në lidhje me prokurorin special Ali Rexha, i cili është suspenduar ndër të tjera edhe për shkak se, sipas Prokurorit të Shtetit, kishte nisur hetimet preliminare për një rast të hetuar dhe mbyllur, dëshmon keqpërdorimin e autorizimeve ligjore të zyrtarëve të sistemit prokurorial në zbatimin selektiv të Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike.
Prokurori i Shtetit, më 18 janar 2018, përmes një komunikate për media, ka akuzuar Prokurorin Ali Rexha se ai me qëllim të hakmarrjes ka inicuar hetimet ndaj tre ish-anëtarëve të KPK-së. Në këtë komunikatë ndër të tjera thuhet se “Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 24 janar 2017, ka marr Aktvendim PPN.nr.697/2015, lidhur me hudhjen e këtij rasti”.
Shoqëria civile dhe mediat kanë kërkuar qasje në këtë aktvendim përfundimtar për hudhje të kallëzimit penal, të cilin e kanë cituar Prokurori i Shtetit, por që ky institucion ka refuzuar ta ofrojë atë me arsyetimin se: “Kërkesa nuk mund të realizohet sepse me publikimin e këtij aktvendnimi, mund të bëhet shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Poashtu, kur kësaj i shtohet që rasti në fjalë është hetuar nga një organ kompetent dhe i thirrur për hetimin e rasteve të dyshuara kundërligjore dhe si rezultat nuk është gjetur asnjë provë për shkelje ligore, atëherë vlerësojmë që nuk është në interesin e askujt për të publikuar këtë vendim.”
IKD rikujton se Prokurori i Shtetit në rastin e njëjtë të hetimeve preliminare me rastin e hudhjes së kallëzimit penal (të parashtruar nga askush) për dosjen e provimit të jurisprudencës së Aleksandër Lumezit ka vendosur ta publikojë vendimin përmes komunikatës për media dhe në uebfaqe të Prokurorit të Shtetit.
IKD vlerëson se kjo qasje selektive në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dëshmon qëllimin e Prokurorit të Shtetit që të fsheh keqpërdorimet e prokurorëve në rastet e vendosjes në mënyrë të kundërligjshme dhe se në asnjë mënyrë nuk ka qëllim të mbroj të dhënat personale, të cilat edhe ashtu asnjëherë nuk janë kërkuar”, thuhet më tej në reagim
IKD rikujton se si rezultat i aktvendimeve të kundërligjshme të pushimit të hetimeve nga ana e prokurorëve dhe publikimit të tyre nga IKD në të kaluarën dhe tash është arritur të zbulohen keqpërdorimet e ligjit nga ana e prokurorëve, të cilët kanë amnistuar qindëra mijëra euro në mënyrë të kundërligjshme, duke ndikuar në anulimin e vendimeve të këtyre prokurorëve, duke rinisur hetimet ndaj të amnistuarëve dhe duke dërguar prokurorët në procedura hetimore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.
IKD shpreh shqetësim të thellë për keqpërdorimin e pozitës nga ana e prokurorëve dhe zyrtrëve të sistemit prokurorial, të cilët po shkelin Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike për të refuzuar ofrimin e vendimeve përfundimtare të mbylljes së rasteve me qëllim që të mbrojnë shkeljet e ligjit dhe veprimet korruptive të prokurorëve, të cilët në këtë fazë nuk i nënshtrohen kontrollit gjyqësor.
Pushteti ligjor i mungesës së kontrollit gjyqësor në fazën parapenale të hetimeve është duke u keqpërdorur nga një numër i madh i prokurorëve, të cilët janë duke amnistuar krime të shumta dhe sidomos veprimtari korruptive, duke i hudhur kallëzimet penale apo edhe në fazën e avancuar të hetimeve, duke i mbyllur hetimet dhe duke mos lejuar që këto vendime të publikohen në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në këtë fazë, sistemi prokurorial duhet të alarmohet për këtë keqpërdorim të pushtetit ligjor në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe luftimit të kriminalitetit e sidomos veprave penale të korrupsionit për të marr masa në drejtim të hapjes së sistemit dhe ofrimit të qasjes në monitorim të këtyre rasteve të përfunduara për të rritur llogaridhënien e prokurorëve dhe për ta luftuar kriminalitetin.
IKD kërkon zbatimin e obligimeve ligjore për qasje në dokumentet publike dhe i bën thirrje KPK-së dhe ZPD-së të ndërmarr veprime konkrete në drejtim të disiplinimit të të gjithë prokurorëve dhe zyrtarëve të sistemit prokurorial që nuk ofrojnë qasje në aktet prokuroriale përfundimtare të aktvendimeve për hudhjen e kallëzimeve penale dhe aktvendimeve për pushimin e hetimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Paraburgim-780x439.jpg)
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
![Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/karen-pierce-780x439.jpg)
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
![Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vjosa-Osmani9-780x439.jpg)
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër