Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 253-të si pikë të rendit të ditës ka vendosur miratimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me Rregulloren në fjalë ka dërguar komente në KPK.
IKD gjen se drafti i prezantuar për votim në KPK vazhdon të mos garantojë transparencë të duhur të procesit dhe krijon pabarazi mes anëtarëve të Këshillit, duke mos ndjekur standardet adekuate të miratuara nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës në raport me procesin e emërimit të kryetarëve të gjykatave.
“Në komentet e dërguara, IKD rekomandoi detajimin e obligimeve lidhur me transparencën, në mënyrë që proceset për kryeprokurorë të jenë transparente para publikut, kandidatëve për kryeprokurorë dhe stafit të sistemit prokurorial.
Një detajim të tillë nuk e përmban drafti që është dërguar për miratim në KPK, i cili përmban vetëm dispozita të përgjithshme në lidhje me transparencën. Dispozita të tilla lënë hapësira të mëdha interpretimi dhe arbitrariteti, të cilat më pastaj kthehen në mungesë transparence, problem ky i vazhdueshëm i këtyre proceseve të KPK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se me qëllim të vlerësimit adekuat të kandidatëve, IKD rekomandoi mundësinë e marrjes së mendimeve apo informatave me karakter këshillëdhënës nga secili prokurorë për secilin kandidat për kryeprokuror, ndërkaq për dallim nga KGjK, KPK nuk e morri për bazë këtë koment.
“Sipas Draft Rregullores së dërguar për miratim, kryesues i Panelit për Vlerësim do të jetë Kryesuesi i KPK-së.
IKD në komentet e dhëna ka rekomanduar që KPK të themelojë Panelin Vlerësues dhe me vendim të caktojë edhe kryesuesin e këtij paneli, duke mos përcaktuar që automatikisht Kryesuesi i KPK-së të jetë edhe kryesues i Panelit për Vlerësim. Dhënia e një detyre të tillë paraqet trajtim të pabarabartë mes anëtarëve të KPK dhe Kryesuesit të tij, i cili është ‘i pari në mesin e barabartëve’”, thuhet tutje.
Edhe në këtë rast, KPK nuk morri për bazë rekomandimin e IKD dhe nuk ndoqi linjën e KGjK.
“Në anën tjetër, në mbledhjen e sotshme, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i vendimit për pagën e anëtarëve jo-prokuror të KPK-së. Lidhur me këtë vendim, IKD i rekomandon KPK-së që të ketë një vëmendje të shtuar, duke respektuar dispozitat dhe parimet ligjore.
Vendimi i marrë nga KPK në asnjë mënyrë nuk duhet të shërbejë si dekurajim për anëtarët jo prokurorë të KPK-së. Ky fakt vetëm sa do ta përforconte nivelin e korporatizmit brenda KPK-së, pasi një qasje e cila për anëtarët jo prokuror do të nënkuptohej potencialisht si përjashtuese”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Vjosa Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim i Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit