Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të premten, ka mbajtur një tryezë virtuale në platformën “Zoom”, gjatë së cilës është publikuar raporti: “Dënimi i korrupsionit si kundërvajtje – Raport i monitorimit vjetor të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”.
Në bazë të këtij raporti, gjatë vitit 2020 IKD ka monitoruar 744 seanca të korrupsionit, ku përfshihen 240 raste të korrupsionit, me 643 të akuzuar gjithsej. Nga këto raste të monitoruara, IKD ka raportuar për 114 aktgjykime të shpallur, në të cilat janë përfshirë 171 persona. Prej tyre, 94 persona janë shpallur fajtor ndërsa për 77 të tjerë kanë dështuar aktakuzat.
Sipas raportit të IKD-së, nga 94 personat e dënuar, ndaj 58 personave janë shqiptuar dënime me kusht dhe me gjobë, ndërsa vetëm ndaj 36 personave janë shqiptuar dënime me burgim.
Hulumtuesja e IKD-së, Hyrije Mehmeti, tha se IKD gjen se niveli i transparencës brenda sistemit të drejtësisë ende nuk është në nivelin e kërkuar.
“Gjatë procesit të monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, prej 1 janarit e deri më 31 dhjetor 2020, IKD ka bërë gjithsej 583 kërkesa për qasje në dokumente publike, në gjykata, prokurori KGJK, KPK dhe institucionet të tjera.”, tha Mehmeti, duke shtuar se për një numër të madh të këtyre kërkesave nuk kanë marrë përgjigje fare, apo kanë marrë përgjigje negative.
Sa i përket transparencës, hulumtuesja Mehmeti ka theksuar edhe mos informimin e publikut për ngritjen e disa aktakuzave për korrupsion nga Prokurori i Shtetit.
“IKD ka gjetur raste kur Prokurori i Shtetit njofton vetëm përmes komunikatave për media dërguar në adresat elektronike të mediave, por jo edhe duke e publikuar njoftimin ne faqen zyrtare. Mirëpo, ka edhe raste kur nuk njofton fare për ngritjen e një aktakuzë për korrupsion, për të cilat monitoruesit e IKD-së raportojnë përmes faqes “Betimi për Drejtësi”.”, ka thënë ajo.
Në këtë drejtim, Mehmeti ka përmendur edhe mospublikimin e aktgjykimeve nga ana e gjykatave, mungesën e të dhënave në rastet e publikimit të orareve të seancave për raste të korrupsionit në ëeb-faqet e shtatë (7) gjykatave themelore, si dhe mungesën e të dhënave në platformën “Statusi i lëndës”.
Hulumtuesja e IKD-së po ashtu shtoi se nga 744 seancat e monitoruara nga IKD, 513 seanca janë mbajtur, ndërkaq si pasojë e mosplotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e tyre, 231 janë shtyrë.
“Shprehur në përqindje, i bie se në rastet e korrupsionit, 31.04% e seancave janë shtyrë. Pra në këtë mënyrë, IKD gjen se pothuajse çdo e treta (3) seancë në rastet e korrupsionit është shtyrë gjatë vitit 2020. Mirëpo pjesa më shqetësuese është se nga këto shtyrje të seancave, 47 nga to kanë dështuar për shkak të mungesës së vet gjykatësve dhe prokurorëve”, ka thënë Mehmeti.
Ndërsa hulumtuesi i IKD-së, Leotrim Gashi, tha se gjykatat në Kosovë janë duke praktikuar një politikë të ulët ndëshkimore, pasi nga 94 personat e dënuar, vetëm 36 prej tyre janë dënuar me burgim, ndërsa 58 të tjerë me dënime me kusht dhe me gjobë, ku përfshihen 31 të dënuar me dënime me gjobë, ndërsa 27 të tjerë me dënime me kusht.
Ai po ashtu tha se gjykatat kanë shpallur aktgjykime liruese ndaj 60 personave, ndaj 11 personave janë shpallur aktgjykime refuzuese, ndërsa ndaj gjashtë personave janë hudhur aktakuzat.
Sipas tij, në rastet e aktgjykimeve dënuese, me dënim me burgim dhe me gjobë, gjykatat nuk shqiptojnë dënime të larta por shumica nga to janë dënime të ulëta, me të cilat nuk arrihen qëllimet e dënimit.
“Duke marrë parasysh se vetëm në 55% të rasteve janë shqiptuar aktgjykime dënuese, është akoma më shqetësuese kur këto aktgjykime dënuese përmbajnë dënime shumë të buta. Kjo ngase nga 36 personat e dënuar me burgim, 16 nga ta janë dënuar me dënim me burgim prej gjashtë muajve, ndërsa kemi vetëm një rast kur është shqiptuar dënim me burgim prej tri vite e gjashtë muaj burgim, ndërsa edhe te dënimi me gjobë, dënimi më i shpeshtë i shqiptuar është ai me 300 euro gjobë”, tha Gashi
Gashi tha se nga 114 aktgjykimet e shpallura, janë shqiptuar edhe katër aktgjykime për zyrtarët e profilit të lartë, tre nga të cilat dënuese dhe një lirues.
“Ish-kryetari i Lipjanit Shukri Buja është dënuar me aktgjykim përfundimtar prej një viti burgim efektiv por ky dënim është kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme, ish-kryetari i Kllokotit Sasha Mirkoviq, është dënuar nga shkalla e parë me gjashtë muaj burgim efektiv por ky rast akoma nuk është bërë i formës së prerë, ndërsa Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq, është dënuar me 300 euro gjobë. Ndërsa ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku, ishte liruar nga shkalla e parë dhe ajo e dytë, por për këto vendime Supremja kishte konstatuar shkelje në favor të të pandehurit”, tha Gashi.
Tutje, sipas hulumtuesit të IKD-së, si gjetje të këtij raporti është edhe mungesa e shqiptimit të dënimeve plotësuese, si ajo e ndalimit të ushtrimit të profesionit në administratën publike, pasi nga 94 aktgjykimet dënuese të shpallura tha se janë shqiptuar vetëm katër dënime plotësuese, mungesa e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, pasi edhe pse gjatë vitit 2019 dhe 2020 janë bërë të formës së prerë aktgjykimet dënuese ndaj 27 personave, akoma prokurorët ndaj tyre nuk kanë iniciuar procedurë për konfiskim të pasurisë.
Nga monitorimi i IKD-së, sipas Gashit rezulton se mesatarja e kryerjes së lëndëve të korrupsionit nga momenti i ngritjes së aktakuzës e deri në shpalljen e aktgjykimit përfundimtar është 1,297 ditë apo afro 4 vite.
Panelistët e kësaj tryeze, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, u pajtuan me gjetjet e IKD-së, duke shtuar se gjetjet dhe rekomandimet e dhëna në këtë raport duhet marrë seriozisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj