Mikro-ndërmarrjet, agrobizneset dhe fermerët e vegjël, duke përfshirë kompanitë në pronësi të grave në Kosovë, do të kenë qasje të përmirësuar në financim me një investim të IFC-së në tri institucionet mikrofinanciare (IMF).
Në njoftimin për media thuhet se kjo do të ndihmojë në ngritjen e konkurrueshmërisë në sektorin agrofinanciar, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e jetesës dhe ngritjen e sigurisë ushqimore në vend.
“IFC, së bashku me Dritaren e Sektorit Privat të Programit Global të Bujqësisë dhe Ushqimit (GAFSP), ka aprovuar kredi prej 8 milionë euro për KEP Trust-in (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) dhe Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK). Duke adresuar mungesën për financim me të cilin ballafaqohen agrobizneset e vogla dhe fermerët, fondet e kredisë do të përdoren për huadhënien e mëtejme të ndërmarrësve individual dhe mikrobizneseve në Kosovë prej së cilave të paktën 50 për qind të dedikuar për agrobizneset.
Mbi 60 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në zonat rurale dhe janë të varur nga bujqësia. Bujqësia është njëri nga kontribuuesit kryesor në ekonominë e Kosovës, duke zënë rreth 8 për qind të bruto produktit vendor (BPV), 18 për qind të eksporteve dhe rreth 30 për qind të punësimit. Megjithatë, sektori është i nënshërbyer nga bankat, duke limituar rritjen e bizneseve të vogla dhe fermerëve”, thuhet në komunikatë.
“Kredia e IFC-së do t’u ofrohet mikro-ndërmarrjeve vendore, të vogla dhe të mesme, veçanërisht duke pasur qëllim financimin e investimeve të cilat do ta ngrisin konkurrueshmërin e MNVM-ve në tregjet vendore dhe ato rajonale”, ka cekur Lulzim Sadrija, kryeshef ekzekutiv i KRK-së.
“Kredia e IFC-së dhe GAFSP-së do të rrisë ndjeshëm kapacitetin tonë kreditues për grupin tonë specifik të klientëve në Kosovë”, u shpreh Shpend Nura, kryeshef ekzekutiv i KEP-it.
Ai shtoi se “Zhvillimi i bujqësisë është i një rëndësie të madhe, prandaj një pjesë e madhe e portofolit tonë i dedikohet mikro-ndërmarrjeve dhe atyre të vogla në agrobiznes dhe bujqësi”.
Financimi nga IFC dhe GAFSP-së përfshin kreditë afatgjata – 4 milionë euro për KEP-in, 3 milionë euro për KRK-në dhe 1 milionë euro për AFK-në.
Në njoftim thuhet se meqenëse IMF-të në Kosovë kanë qasje të kufizuar në fonde, mbështetja e IFC-së do të frymëzojë besimin në mesin e kredidhënësve të tjerë, në veçanti të bankave private, duke i shtyrë ato që të ofrojnë financim për industrinë mikrofinanciare.
“Me mbështetjen e vazhdueshme financiare nga IFC-ja, AFK-ja ka arritur tek një numër më i madh i fermerëve të vegjël pa mbështetje financiare në Kosovë, duke u ofruar qasje të qëndrueshme në mikro-kredi”, tha Vahdet Anadolli, Kryeshef Ekzekutiv i AFK-së.
“Në mes të pandemisë me COVID-19, një nga prioritetet strategjike të IFC-së në Kosovë është që të ndihmojë në përmirësimin e qasjes tek kreditë për MNVM-të, veçanërisht segmenteve më të ndjeshme dhe të nënshërbyera, duke përfshirë kompanitë në pronësi të grave dhe agrobizneset,” ka cekur Ary Naim, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Që të tri IMF-të të cilat ofrojnë financim për sektorin e agrobiznesit në Evropën Juglindore janë partnerë afatgjatë të IFC-së dhe GAFSP-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/image1-780x439.jpg)
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim