LAJMI I FUNDIT:

IFA 2016: Huawei prezanton modelet Nova dhe Nova Plus

IFA 2016: Huawei prezanton modelet Nova dhe Nova Plus

Në IFA 2016 që po mbahet në Berlin, Huawei ka zbuluar dy telefona të ri – Nova dhe Nova Plus dhe tabletin e ri të linjës MediaPad M.

MediaPad M3 ka ekran prej 8.4 inç WQHD+ dhe lexuesin e shenjave të gishtërinjëve. Në brendësi, MediaPad M3 posedon procesorin Kirin 950 së bashku me RAM memorien prej 4GB dhe hapësirën ruajtëse të varianteve 32GB dhe 64GB.

Sa i përket grafikës, M3 është i pajsiur me kartelën ARM Mail-T880 GPU, të njejtë si të Huawei Mate 8 dhe Huawei P9.


Në ndërkohë, Nova dhe Nova Plus do të fuqizohen nga procesori Snapdragon 625, që është procesor i përshtatshëm për pajisjet telefonike të rangut të mesëm.

Pajisjet kanë RAM memorie prej 3GB, hapësirë të brendshme prej 32GB dhe bateri prej 3,020 dhe 3,340 mAh.

Nova posedon kamerë me sensor prej 12MP ndërsa Nova Plus do të ketë kamerën kryesore prej 16MP, të pajisur me tiparin e stabilizimit të imazhit. Të dy telefonat do të kenë kamera frontale prej 8MP.