Mjeku që qëlloi për vdekje një grua dhe plagosi gjashtë kolegë tjerë të tij në spitalin Lebanon në Bronx të New York-ut, raportohet të jetë vrarë.

Mjeku Henry Bello, fizioterapeut, besohet se kishte filluar të gjuaj me pushkë automatike në drejtim të kolegëve të tij, derisa kishte të veshur mantelin e bardhë, transmeton Telegrafi.


Burime brenda policisë së New York-ut, bëjnë të ditur se sulmuesi 35-vjeç kishte fshehur pushkën automatike në laboratorin e tij, para se të fillonte sulmin në katin e 16-të të spitalit.

Gjithashtu policia ka konfirmuar se ai ka vdekur pasi që policia kishte bllokuar gjithë spitalin. Dhe duket se ai qëllimisht u kishte dalë përpara njësiteve të shumta të policisë, sikur të kishte dashur të kryej vetëvrasje. /Telegrafi/

1 677

2 277

3 197

4 146

5 112

6 90

7 85

8 68

9 62

10 59

11 55

12 52

13 43

14 34

15 33

16 31

17 24