Ideja për ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e proklamuar nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si zgjidhje e mundshme që do të ofronte një marrëveshje paqeje, i ka vënë aleatët perëndimorë të Kosovës në dy pozicione të kundërta përballë kësaj ideje.
Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se do ta mbështesin një zgjidhje për të cilën pajtohen të dy vendet, në anën tjetër, Gjermania, si lidere e Bashkimit Evropian, si dhe Britania e Madhe, janë shprehur kundër konceptit të ndryshimit të kufirit.
Por, a po vihet Kosova ndërmjet kundërshtive që kanë aleatët perëndimorë lidhur me çështjen e ndryshimit të kufijve dhe a po rrezikon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të mira me ta?
Njohësit e zhvillimeve politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, vlerësojnë se për situatën e krijuar, përgjegjësia kryesore bie mbi lidershipin politik në Kosovë.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, thotë se lidershipi politik në Kosovës ka nxjerrë në pah që edhe për çështjet thelbësore, siç janë kufijtë e shtetit dhe organizimi i brendshëm i shtetit, të mos kenë konsensus.
“Për sa i përket faktorëve ndërkombëtarë, dihet që ata nuk janë në të njëjtin qëndrim dhe në të njëjtin mendim, sepse edhe qasjet që ata kanë ndaj çështjes së Kosovës, jo gjithnjë kanë qenë të njëjta. Në këtë situatë, nuk janë faktorët ndërkombëtarë, cilët do qofshin ata, që do të mund të kenë rrjedhoja, por, në radhë të parë, është vetë shteti i Kosovës që edhe nga mosmarrëveshjet e faktorëve ndërkombëtarë dhe nga qëndrimet e ndryshme që ata mbajnë, do të paguajë ose do të ketë rrjedhoja jo të mira”, theksoi Milo.
Politologu, Belul Beqaj, thotë se kontradiktat që kanë aleatët e Kosovës lidhur me idenë e ndryshimit të kufirit dhe mundësive për arritjen e një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, burimin e kanë te vetë qëndrimi i lidershipit politik në Kosovë.
“Kontradiktat ndërkombëtare janë të shkaktuara nga kontradiktat e brendshme, të cilat i ka nisur, para së gjithash, presidenti Thaçi. Këto kontradikta, deshëm ose jo, reflektojnë pasoja të konsideruara rreth mundësisë së daljes nga kjo krizë. Në këtë situatë, kontradikta në mes SHBA-së dhe shteteve kryesore të Evropës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, duhet të jetë në funksion të interesit tonë imediat, që nënkupton tejkalimin e situatës, duke i respektuar kufijtë ekzistues e jo duke mbështetur politikën e korrigjimit të kufijve, e cila ka shkaktuar pakënaqësi brenda kufijve”, u shpreh Beqaj.
Ndërkaq, Milo ka theksuar se fakti që presidenti Thaçi po këmbëngulë në qëndrimin e tij, duke dhënë porosi se këtë qëndrim e mbështesin faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ka një prapavijë, por e cila nuk është transparente dhe bindëse.
“Kosova, nëse është duke vepruar, do të thosha, pa konsulencën e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë, bën gabim, sepse, në këtë rast, ajo e humbë mbështetjen që do t’i duhet edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përveç këtyre që janë në diskutim. Mendoj se nxitimi për të bërë fakt dhe për të nisur negociata për një çështje kaq delikate, nuk e ndihmon aktualisht Kosovën”, tha Milo.
Politologu Beqaj, vlerëson se Kosova sa më parë duhet të gjejë rrugëdaljen nga kjo situatë.
“Politikat e korrigjimit të kufijve duhet të zëvendësohen me korrigjimin e politikave brenda kufijve ose me ndërrimin e atyre politikave. Kështu do ta eliminonim shkakun se pse ndërkombëtarët kanë kontradikta rreth zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Beqaj.
Ndryshe, Milo ka theksuar se për Kosovën është më mirë që të ecë me hapa të vegjël, por të sigurt, sesa të nxitojë që ta arrijë një marrëveshje, sa më shpejtë që të jetë e mundur, por me kosto të lartë dhe pa transparencën e duhur. Siç ka thënë ai, për çdo gjë që ndodh në Kosovë dhe për Kosovën, nevojitet mbështetja e faktorëve kryesorë ndërkombëtarë, jo vetëm të Shteteve të bashkuara të Amerikës, por edhe të gjithë zërave të fuqishëm të Bashkimit Evropian. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht