Mauro Icardi mund të rikthehet të luajë për Interit dhe atë si titullar kundër Lazios të dielën, pasi bashkëlojtari i tij, Lautaro Martinez po vuan nga lodhja e madhe.

Martinez luajti për 60-të minuta në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Marokut të martën dhe Gazzetta dello Sport njofton se ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore (sot).


21-vjeçari filloi të dyja ndeshjet e Argjentinës gjatë pushimit ndërkombëtar, pavarësisht se ishte një rezervistë i Icardit te Interi deri në muajin e kaluar.

Shanset e Lautaros për t'u përballur me Lazion janë konsideruar shumë të ulëta, edhe nëse testet tregojnë se ai ka lodhje të muskujve.

Icardi wanda 1 e1551788729733 Icardi ka rreth dy muaj që nuk luan me Interin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kjo mund të hapë derën për rikthimin e yllit argjentinas, Icardit, pasi tashmë ai ka rifilluar trajnimin me ekipin e parë që disa ditë.

La Gazzetta shton se 26-vjeçari, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit të Nerazzurrëve muajin e kaluar - do të bisedojë me shokët e tij të enjten për të qartësuar përfundimisht raportet me ta. /Telegrafi/

telegrafi sport app