Telegrafi

Ibrahimovic tregon aftësitë akrobatike duke u hedhur nga anija përmbi rrethoja

Foto: iamzlatanibrahimovic/Instagram/Prsc

Zlatan Ibrahimovic është duke shijuar pushimet më se të merituara, pas një edicioni tejet të ngarkuar.

Sulmuesi suedez ndihmoi Milanin që të rikthehej në Ligën e Kampionëve pas afro një dekade, duke përfunduar të dytët në Serie A.

Ibrahimovic nuk mori pjesë në Euro 2020 me Suedinë, shkaku i një lëndimi dhe kjo e ka lejuar atë që t’i fillojë pushimet.

Sulmuesi veteran ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar aftësitë e tij edhe në not.

Nga një pjesë e lartë, suedezi arrin të kërcejë lartë, për t’i shmangur rrethojat e anijes së tij, për t’u zhytur më pas në ujë.

“Po fluturojmë” – është mbishkrimi që i ka lënë Ibra videos së publikuar në rrjetin social. /Telegrafi/