Rritja e numrit të infeksionit me COVID-19, ka bërë që qeveria të ndërmarr masa rigoroze, duke rikthyer karantinën në vikend për kryeqytetin dhe 6 qytete tjera. Derisa, implementimi i këtyre masave po gjen përkrahje të madhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi në një intervistë për KP, thotë se vendosja e këtyre masave është e bazuar në rekomandimet që vinë nga IKShPK.
“Kryetarët e komunave prioritet e kanë shëndetin publik, duke mos e anashkaluar edhe shëndetin ekonomik dhe vlerësojnë çdo masë, çdo veprim i cili shpëton jetën e qytetarëve….Të gjitha këto masa janë të bazuara në rekomandimet që vinë nga IKShPK”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka komentuar edhe protestën e sotme të gastronomeve, për çka thekson se kjo e fundit së bashku me institucionet publike janë burime i infeksionit.
“Kryetarët e komunave duke e parë që përqindje jashtëzakonisht e madhe e të rinjve të Kosovës janë të punësuar në sektorin e gastronomisë, atëherë kanë kërkuar edhe hapjen e gastronomisë. Mirëpo gjatë ndryshimit të klimës atëherë edhe rrethanat kanë ndryshuar, përpara gastronomet më shumë i kanë shfrytëzuar terasat për të punuar, tash po shfrytëzohen ambientet e mbyllura për të operuar dhe kjo ndoshta ka qenë shkaktar në atë kuptimin është konstatuar edhe nga IKShPK-ja që gastronomia dhe institucionet publike janë burime të infeksionit dhe për këtë arsye është kërkuar të merren masa të reja ndaj këtyre 2 sektorëve”, thotë ai.
Kurse, sa i përket mospërfshirjes së shkollave në shtrëngimin e masave, Ibrahimi vlerëson se këto të fundit nuk janë burim i infeksionit.
“Sa i përket shkollave në nivel vendi situata është e menaxhuar shumë mirë, përqindja e të të infektuarve në raport me përqindjen e të të infektuarve në tërësi nga shkollat nuk është e lartë dhe për këtë arsye kemi konstatuar se shkollat nuk janë burim i bartjes së infeksionit. Për këtë arsye shumica e shkollave në vend janë të hapura dhe 100 % funksionale”, thotë Ibrahimi për KosovaPress.
Ibrahimi ka bërë të ditur se në fillim të javës do të ketë takim në mes të këshillit të kryetarëve dhe ministrit Zemaj, në të cilin thotë se do të rivlerësohet situata rreth shtrëngimit apo lirimit të masave.
“Do ta kemi një takim të shpejtë si këshill i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës me ministrin Zemaj gjatë fillimit të javës së ardhshme ku do të diskutohet për masat që duhet të ndërmerren rreth shtrëngimit apo lirimit të masave”, deklaron ai.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se së bashku me IKShPK-në po përcjellin situatën epidemiologjike. Derisa ka theksuar nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, ato do të mbyllen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale